Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar nga vetë dy këngëtarët, madje duke respektuar pritjen e fansave edhe orën dhe ditën e saktë, ata kanë ardhur me duetin e tyre.
Artistja e njohur e hiteve, Elvana Gjata, dhe këngëtari më “in” i momentit, Rilind Alimani, sapo kanë publikuar atë që besojmë se do të jetë hiti më i nxehtë i kësaj vere, i cili mban titullin “Po du”.
E nëse doni ritëm, vallëzim dhe plot ngjyra që i përshtaten verës, atëherë vërtet ata ia kanë qëlluar. Që në orët e para të publikimit, bashkëpunimi po klikohet mjaft dhe padiskutim do të jetë një nga hitet e kësaj vere.
Ky projekt muzikor mban dorën e Rilindit së bashku me Benny Bee, ndërsa teksti është shkruar nga vetë artisti. Beat-i është realizuar nga Rilindi në bashkëpunim me Benny Bee dhe Lennox.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, klikoni në linkun më poshtë dhe, siç quhet edhe kënga, “Po du”, ju do të doni ta dëgjoni dhe ta shihni çdo moment këtë super bashkëpunim.
Burimi: botasot.info


