Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se sonte ka marrë pjesë në premierën e shfaqjes “Anglia”, e cila, sipas tij është një pasqyrë e mrekullueshme e artit dhe bashkëveprimit ndërkulturor.
“Regjisori Nasim Ahmadpour dhe ekipi i tij reflektuan mbi sfidat dhe rrethanat interesante, duke i dhënë formë të veçantë këtij projekti. Përgëzova trupën teatrale për punën e jashtëzakonshme dhe shpreha mbështetje të plotë për realizimin e projekteve të tilla artistike që përçojnë një mesazh të fuqishëm për ndërlidhjen e kulturave dhe mirëkuptimin e diversitetit”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk