garda revolucionare e iranit kercenon shba ne lufta mund te shtrihet pertej rajonit 6a0d7f0608325

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në: Lufta mund të shtrihet përtej rajonit

May 20, 2026
1 minut lexim

Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me zgjerim të konfliktit përtej Lindjes së Mesme, nëse ndaj Iranit ndërmerren sërish sulme ushtarake.



Në një deklaratë të fortë, forca elitare ushtarake iraniane u shpreh se po i përgjigjet kërcënimeve të asaj që e cilëson si “armiku amerikano-sionist”, pas paralajmërimeve nga presidenti amerikan Donald Trump dhe JD Vance për mundësi rifillimi të sulmeve në mungesë të një marrëveshjeje paqeje me Teheranin.

Ne ende nuk i kemi vendosur të gjitha kapacitetet e Revolucionit Islamik kundër tyre,” thuhet në deklaratë.

Më tej, Garda Revolucionare paralajmëron se në rast të një agresioni të përsëritur, “lufta e premtuar rajonale këtë herë do të shtrihet përtej rajonit” dhe se do të ketë “goditje shkatërruese në vende të papritura”.

Përplasjet vijnë në një moment tensionesh të larta mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa Irani më herët ka ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj vendeve të përfshira në fushatat ushtarake SHBA-Izrael në rajon.

Ndërkohë, sipas raportimeve, ekzistojnë edhe shqetësime për përshkallëzim të mundshëm të një “lufte hibride” jashtë rajonit. Policia Metropolitane në Londër po heton lidhje të mundshme mes disa sulmeve me zjarrvënie dhe grupeve të dyshuara si të lidhura me Iranin.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tentim per kontrabande droge ne kufirin me greqine kapet marihuana e fshehur ne paketime ushqimore 6a0d6d0c618a0
Lajmi i mëparshëm

Tentim për kontrabandë droge në kufirin me Greqinë, kapet marihuana e fshehur në paketime ushqimore

post foto lajm zhurnal 1 1
Lajmi i radhës

Editorial nga Zhurnal /Nuk jena ktu për destabilizim, por për gjuhën shqipe, thanë pasardhësit e Josif Bagerit!

Të fundit nga

Kapen 500 mijë euro në “Tabanoc”

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro cash të fshehura në një bunker brenda një minibusi në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Paratë u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit

Meidanin e “shkeli rrotacioni”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka reaguar pas raportimeve dhe komenteve mediatike lidhur me lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, veçanërisht për lëvizjen e mundshme të Denion Meidanit,
ShkoLartë