Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur emrat e kandidatëve për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariatet dhe nënkryetarët.
Lideri historik i PD, u shpreh se një nga nënkryetarët duhet të ishte padiskutim nga zonjat. Por, theksoi ai, është vendosur që Kuvendin e Parë që do të thirret, Statuti do përcaktojë detyrimisht një nënkryetare që do jetë femër.
Sali Berisha: Kryesia miratoi propozimet e bëra në përputhje me statutin nga kryetari i saj për nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të PD, dhe sekretariatet e kësaj partie.
Për nënkryetarët, për dy vende u propozuan Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi.
Kurse për Sekretar të Përgjithshëm, Flamur Nokaj dhe Arben Ristani. Jo pa keqardhje them se një nga nënkryetarët duhet të ishte padiskutim zonjë. Por u vendos që Kuvendin e Parë që do të thirret Statuti të përcaktojë 1/3 e këtij forumi në nivelin më të lartë të jetë nga zonjat.
Tek sekretariatet dominojnë gra dhe vajza shumë të kualifikuara, prurje të reja në PD, por edhe drejtues të vjetër.
Pretendentët për sekretariatet
Organizata partnere
Ilirjana Kuçana
Megi Balliu
Sekretariati për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit
Ledina Mandia
Andia Pustnia
Sekretariati për të drejtat e njeriut
Elda Hoti
Bislim Ahmetaj
Sekretariti për organizimin
Ervin Minarolli
Aurel Bylykbashki
Sekretariati për integrimin
Edmond Spaho
Lediana Fratari
Sekretariati për marrëdhëniet me publikun
Jola Hysaj
Sara Bodo
Sekretariati për të përndjekurit
Indrit Hoxha
Bedri Blloshmi
Sekretariati për diasporën dhe organizatat e partisë jashtë Shqipërisë
Tritan Shehu
Lorenc Luka
Sekretariati për pushtetin vendor
Ylli Asllani
Dasho Aliko
Sekretariati për Çështjet Elektorale
Ivi Kaso
Çlirim Gjata
Gjykatësi i Partisë
Endira Bushati
Adriana Kalaja
Kandidatët do të votohen në Këshillin Kombëtar të PD-së në orën 17:00 dhe votimi do të jetë i hapur