Ganiu takon drejtoreshën e Galerisë Kombëtare

March 28, 2022
1 minut lexim

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit, priti Dita Starova-Qerimin, njërën ndër pesë gratë e RMV-së më me ndikim në shoqëri dhe promovim të vlerave evropiane. Starova-Qerimi u përzgjodh nga Delegacioni i BE-së.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend, bëri përzgjedhjen e 5 grave të Maqedonisë së Veriut që dallohen për ndikimin e tyre në shoqëri dhe promovimin e vlerave evropiane, e në mesin e tyre ishte edhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Dita Starova-Qerimi, të cilën sot e mirëprita në Komunën e Çairit. Me znj. Starova-Qerimi konstatuam se të jesh pjesë e nominimeve të tilla është një hap shumë i rëndësishëm për promovimin e vetë shoqërisë sonë. Mysafiren e përkujtova se na nevojiten shembuj të arritjeve pozitive, që gjeneratat e reja të jenë edhe më të motivuara për të ecur përpara dhe për të kapur majat e suksesit, e njëkohësisht edhe për të promovuar vlerat evropiane”, ka shkruar Ganiu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy nxënëse të ardhura nga Ukraina pas agresionit të Rusisë, filluan mësimin në Prizren

Story i radhës

Tentuan të futeshin në mënyrë ilegale në Londër, arrestohen katër shqiptarët sapo zbritën nga avioni

Të fundit nga

ShkoLartë