Tentuan të futeshin në mënyrë ilegale në Londër, arrestohen katër shqiptarët sapo zbritën nga avioni

Një pilot 52-vjeçar është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës në Northampton, pasi akuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

Sipas mediave të huaja mësohet se, Richard Styles, është arrestuar ditën e enjte gjatë një operacioni të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit, duke transportuar nga Belgjika katër shtetas shqiptarë.

Në pranga të policisë gjithashtu kanë rënë katër shqiptarët dhe shoferri i cili do të shoqëronte shqiptarët.

Si Styles ashtu edhe shoferi i taksisë, një burrë 42-vjeçar nga Tooting në Londrën e Jugut, u morën në pyetje nga hetuesit e NCA.

Taksisti është liruar me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërësa tre burra dhe një grua të gjithë shtetas shqiptarë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, mbeten nën kompetencat e emigracionit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ganiu takon drejtoreshën e Galerisë Kombëtare

Story i radhës

Abramovich – nga një jetim në oligark dhe pastaj si miliarder i sanksionuar

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish