Ganiu mbikqyri punimet për Instalimin e rrjetit të ri të kanalizimit në Lagjen Seravë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me ekipet komunale dhe me banorët lokalë, inspektuan punimet që po realizohen për Instalimin e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Lekë Dukagjini” (Ish-“Pere Toshev”)në Lagjen Seravë të Komunës së Çairit. “U informova se deri tani në këtë rrugë janë instaluar 300 metra të rrjetit të kanalizimit nga 380 metra gjithsej, ndërsa më pas punimet do të vazhdojnë në rrugën “Klinska Lesi” me gjatësi prej 136 metrash.
Gjithashtu, ekipet e punës sqaruan se deri më tani është realizuar afër 90 për qind e projektit për Lagjen Serave përmes mjeteve të TAV, që kap shifrën prej mbi 1 milionë eurove dhe përmes të cilit janë instaluar rrjet i ri i kanalizimit dhe i ujësjellësit në më shumë rrugë të kësaj lagjeje.
Gjatë inspektimit të sotëm përkujtova se rregullimi, gjegjësisht modernizimi i infrastrukturës nëntokësore nënkupton edhe mirëqenie për banorët e Komunës sonë”shkruan Ganiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë

Story i radhës

I befasojmë të gjithë në Europë!

Të fundit nga