Galtier me dhimbje koke

Në pjesën finale të sezonin duket se PSG duhet të luajë pa 3  lojtarë kryesorë.

Në faqen zyrtare, drejtuesit kanë konfirmuar mungesën e Marquinhos, Fabian Ruiz dhe Hugo Ekitike. Mbrojtësi brazilian ka pësuar një tërheqje në aduktorin e kofshës së djathtë dhe me shumë gjasa do të mungojë në transfertën ndaj Strasburgut.

Fabian Ruiz ka pasur të një njëjtin dëmtim si mbrojtësi.

Spanjolli do të qëndrojë 10 ditë jashtë fushave të blerta dhe me shumë mundësi sezoni mund të quhet i mbyllur për të.

Së fundmi, Hugo Ekitike, ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit të djathtë dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit në sfidën e ditës së shtunë.

PSG-së i mjafton të paktën 1 pikë për t’u shpallur kampion, kuptohet nëse Lensi nuk do të gabojë në sfidën me Ajaccio. Sfidën midis Strasburgut dhe PSG-s ë do të luhet në orën 21:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I sapokthyer nga takimi me Putin, Dodik merr pjesë në mitingun e Vuçiq – ja çfarë tha aty

Story i radhës

Të ankohemi për problemet tona veçse e përkeqëson gjendjen

Të fundit nga