I sapokthyer nga takimi me Putin, Dodik merr pjesë në mitingun e Vuçiq – ja çfarë tha aty

Presidenti i “Republika Srpskas” Millorad Dodik ka marrë pjesë sot në një miting në Beograd në përkrahje të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Sipas tij, tubimi i sotëm ka qenë “madhështor” dhe se “ka treguar që askush s’mund t’i bëjë asgjë Serbisë kur bashkohet”, shkruan Tanjug.

“Takimi ishte masiv, plot energji. Qytetarët qëndruan gjatë gjithë kohës në shi, për të qenë pjesë e një programi unik”, ka thënë Dodik, i cili sapo ishte kthyer nga takimi me Vladimir Putinin në Moskë.

Dodik ak thënë se  “as stuhitë dhe as shiu nuk mund të bëjnë asgjë kur Serbia është e bashkuar”.

Gjatë mitingut Dodik ka dekalruar se nuk ka serbë të Bosnjës, por vetëm serbë që duan shtetin e tyre, shkruan Klix.ba.

“Unë erdha të mbështes Serbinë në emër të RS. Një Serbi e fortë, e fortë dhe stabile e udhëhequr nga Vuçiq dhe e cila zgjodhi Vuçiqin si president të saj dhe që tha atë që donte në zgjedhje. Se Serbia duhet respektuar. Shumë njerëz nga RS janë këtu për të treguar se ne jemi bashkë dhe se jemi një komb, se ne jemi serb dhe se nuk ka boshnjakë dhe serbë të tjerë, por vetëm serbë që duan shtetin e tyre, të jetojmë në paqe dhe nuk do të lejojmë të na tërheqin në konflikte”, ka deklaruar ai.

Pas kësaj ai iu referua ngjarjeve të sotme në Republikën e Kosovës, duke thënë se “s’ka liri pa shtet” dhe se “aty ky serbë nuk kanë shtetin e tyre, aty s’ka liri”

“Sot jemi me vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë. Kemi mësuar shumë kohë më parë se nuk ka liri pa shtet. Aty ku serbët nuk kanë shtetin e tyre, ata nuk kanë liri. Është e rëndësishme të jemi me popullin tonë ne Kosove. Si me ato ne RS, Mali i Zi e kudo ne bote. E rendesishme eshte qe te themi se duam nje Serbi te qendrueshme, nje Serbi normale, qe di te mbledhe forca dhe qe gezohet.Ne jemi te perkushtuar atë Serbi”, ka deklaruar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Diplomacia ndërkombëtare dënon sulmin në veri të Kosovës, Kurti: Policia e angazhuar sipas detyrës zyrtare

Story i radhës

Galtier me dhimbje koke

Të fundit nga