Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak duhet në Beograd të takohen me Shaip Kamberin

min lexim

Kombi shqiptar në Kosovë, Shqipëri, në diasporë dhe mbarë mërgata shqiptare është duke e ndjekur me vemëndje vizitën e këtyre ditëve në Prishtinë dhe në Beograd të Gabriel Escobarit- diplomatit të SHBA-ve dhe të Miroslav Lajçakut – emisarit të BEsë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Këta dy funsksionarë gjatë vizitës në Prishtinë u pritën nga udhhëqeqësit shtetërorë të Kosovës, dhe patën takime edhe me krerët e partive opozitare shqiptare dhe me Listën Serbe, e cila për fat të keq nuk deklaroi asgjë të re, përveç atë që ia dikton Beogradi.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak sonte, më 2 shkurt 2022 do të takohen në Beograd me Aleksandër Vuçiqin për t’ia dhënë mesazhin e nevojshëm Serbisë kriminale, e cila pretendon të ulet në dy karige, në njërën karige të Rusisë që e ka për zemër dhe në tjetrën karige të SHBA-ve dhe të BE-së, që synon t’i mashtrojë për të fituar benefite financire.

Tërë shqiptarët në tërë rruzullin tokësor janë në pritje se a do të takohen Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak gjatë vizitës së tyre në Beograd, edhe me Shaip Kamberin- deputetin nga Lugina e Preshëvës në Parlamentin e Serbisë, për tu informuar drejtpërdrejt nga Shaip Kamberi për presionet dhe diskriminimin që Serbia kriminale ushtron ndaj popullatës shqiptare në Lugnën e Preshevës.

Të rikujtojmë se shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshëvës janë pjesë e kombit autokton shqiptar që jeton në trojet e veta stërgjyshërore që i ka okupuar Serbia kriminale, dhe që as për së afërmi nuk i gëzojnë të drejtat e lirite që duhet t’i gëzojnë mbi bazën e konventave ndërkombëtare.

Të rikujtojnë se pakica serbe që jeton në Kosovë, është ardhacake dhe se është mbeturinë nga koha e okupimit të Kosovës nga Serbia kriminale.

Serbia kriminale në Kosovë asgjë nuk e ka të vetën, por çdo gjë e ka të okupuar dhe të rrëmbyer nga shqiptarët autoktonë.

Serbia kriminale gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99, kreu vrasjet, masakrat, dhunimet, rrëmbimet nga më monstruozet, me të vetmin qëllim t’i dëbojë ng Kosova shqiptarët autoktonë, për t’i vendosur serbët ardhacakë dhe okupues në trojet shqiptare.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak gjatë vizitës së tyre këtyre ditëve në Beograd, nëse takohen me Shaip Kamberin, deputetin nga Lugina e Preshëvës në Parlamentin e Serbisë, atëherë mund të themi se e kanë kryer plotësisht misionin e tyre, ndryshe kjo do të jetë njollë e zezë e vizitës së tyre në Beograd dhe turp për demokracinë botërore.

Nëse Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak nuk takohen në beograd ne Sahip Kamberin, kjo don të thotë favorizim i Serbisë kriminale dhe i pakicës serbe ardhacake në Kosovë, e diskriminim i pjesës së kombit shqiptar që Luginën e Preshevës, që padrejtësisht ka mbetur të jetojë në trojet e veta por nën Serbinë kriminale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selami: Të ardhura rekorde në buxhet për Janar 2022

Story i radhës

BE mund t’i klasifikojë investimet në energji bërthamore si të qëndrueshme

Të fundit nga