futbollisti qe heshti serbine merr vete situaten ne dore 695a5153d95b0

Futbollisti që heshti Serbinë, merr vetë situatën në dorë

January 4, 2026
1 minut lexim

Futbollisti Rei Manaj kërkon me çdo kusht të largohet nga Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe për të bërë të mundur këtë, do të udhëtojë personalisht drejt Turqisë për të folur me klubin ku shpreson të vazhdojë karrierën e tij.

Manaj, ishte futbollisti që me golin e tij heshti Serbinë dhe i siguroi fitoren Shqipërisë me rezultat 1:0.

Sulmuesi ka kontaktuar drejtuesit e Sivaspor, edhe pse ky i fundit gjendet në kategorinë e dytë turke, duke shpresuar që të gjejë dyert e hapura për një kthim të mundshëm pasi u shit nga ky i fundit për 2 milionë euro gjatë verës me destinacion Sharjah, ku firmosi për dy vite.

Por pas pak muajsh dhe vetëm 6 golash të shënuar në 16 ndeshje, Manaj synon të bëjë prapakthehu.

Meqë nuk do të jetë shumë e thjeshtë të realizohet kjo lëvizje, mediat turke raportojnë se sulmuesi pritet këtë javë në Turqi për bisedime me klubin, në mënyrë që t’i bindë ta pranojnë përsëri në radhët e tyre dhe për të gjetur një formulë transferimi që mund të kënaqë të gjithë palët.

Kjo, pasi aktualisht Sivaspor nuk është në gjendje të paguajë për kalimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluks ne kakavije 7 mije emigrante kthehen ne greqi ne 24 ore 695a50f568d92
Lajmi i mëparshëm

Fluks në Kakavijë, 7 mijë emigrantë kthehen në Greqi në 24 orë

2026 ta nis me reforma ne keshillin prokurorial kush mbetet e kush shkon 695a525f919c3
Lajmi i radhës

2026-ta nis me reforma në Këshillin Prokurorial, kush mbetet e kush shkon

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë