Një fenomen i vërtetë futbollistik na vjen nga Kërçova.
Bëhet fjalë për Shaban Zenkun nga Borusia Mynshenglladbahu, i cili për një vit ndërroi tre kombëtare në kategoritë e të rinjve.
18-vjeçari Zenku luan në pozitën e mesfushorit dhe është pjesë e kategorive të të rinjve të skuadrës nga Bundesliga.
Ai konsiderohet si një talent i madh dhe këtë vit ka luajtur për 3 kombëtaret ballkanike nga e ka edhe origjinën.
Fillimisht Zenku ka luajtur për ekipin U18 të Kosovës, pastaj për U18 të Shqipërisë.
Dhe në ndeshjet e fundit, Zenku ishte pjesë e ekipit U19 të Maqedonisë, për të cilën luajti kundër Qipros dhe shënoi gol në fitoren 3:2.