Kandidatja socialiste për bashkinë Shkodër, Majlinda Angoni e vijoi fushatën zgjedhore.
Ajo u takua me drejtuesit e organizatave të kësaj force politike në këtë qytet.
“Me energjinë dhe mbështetjen e Partisë Socialiste, do të bëjmë më të mirën për të ardhmen e Shkodrës sonë”, u shpreh Angoni.
Ministrja Edona Bilali dhe deputeti Benet Beci, e cilësuan Majlinda Angoni si figurën ideale për t’i kthyer Shkodrës dinjitetin.