Lewandowski: Ky Bayern ka probleme, si i shkunda shokët në pushim

Periudha e fundit nuk ka qenë pozitive për Bayern Munchen. Ekipi bavarez ka pësuar 9 gola në pesë ndeshjet e fundit.

Humbja 4-2 kundër Bochum u pasua nga barazimi 1-1 në limite përballë Salzburg në Champions League. Edhe pjesa e parë e takimit të së dielës kundër Greuther Furth nuk shkoi siç duhej.

Miqtë e mbyllën fraksionin e parë në avantazh, por Lewandowski mbajti një fjalim karikues në pushim. Efekti u dha, Bayerni fitoi 4-1 edhe falë fjalëve dhe dygolëshit të sulmuesit polak, i cili kryeson me 28 gola renditjen e golashënuesve më të mirë në Bundesliga.

“Tani na presin dy javë ‘normale’, në të cilat mund të punojmë shumë mirë për t’u përmirësuar në çdo aspekt dhe për t’u rikthyer në formën tonë më të mirë. Duhet të bëjmë më mirë në ndërtimin e aksioneve, në qarkullimin e topit dhe në të dy fazat e lojës.

Për momentin, te Bayerni nuk po funksionojnë gjërat ashtu siç duhet. Vendosa t’i jap pak energji shokëve në pushimin e ndeshjes ndaj Greuther Furth, thashë fjalë të forta për t’i shkundur dhe zgjuar. Në pjesën e dytë luajtëm futbollin që tonë”, deklaroi Lewandowski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta kuptoni që është koha e duhur për martesë?

Story i radhës

Fushata e PS-së në Shkodër/ Takimet e kandidates Majlinda Angoni me banorët

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish