fund dramatik 634f1838b0cec

Fund dramatik

October 18, 2022
1 minut lexim

Fund dramatik, por pa fitues, në ndeshjen Sevilla – Valencia për javën e 10-të të La Ligas. U luajtën plot 104 minuta lojë, madje u akordua një 11-metërsh në favor të ekipit të Gattusos në minutat e fundit të shtesës, por portieri Bono bën mrekullinë përballë Gayas së Valencias.

Përfundoi 1-1 në “Sanchez Pizjuan” një takim që mund të ishte fituar si nga Sevilla ashtu edhe nga Valencia, por në fund pika e marrë nga skuadra e Jorge Sampaolit u festua si fitore.

Takimi, në fakt, u zhbllokua që në minutën e 6-të nga një “ujk” i vjetër i sulmit, Edinson Cavani. Goli i barazimit do të vinte vetëm katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt dhe mban firmën e Lamelas, i cilësuar në fund njeriu i ndeshjes.

Sevilla bëri gjithçka në minutat e fundit për ta fituar ndeshjen, por rrezikoi seriozisht të humbiste kur pas një kundërsulmi të Valencias Kluivert u pengua fillimisht jashtë zonës por vijoi aksionin, me kryesorin që pasi u konsultuar me sistemin VAR akordoi 11-metërsh dhe karton të kuq për Salas.

Mjaftonte që Gaya të realizonte përballë Bonos e festa do të ishte për Valencias, por portieri mik ia kuptoi krahun, me “Sanchez Pizjuan” që shpërtheu në festë sikur të ishte një gol fitoreje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bej seks me ish in kur femijet jane ne shkolle rrefehet gruaja une sjam njeri i keq por burri im 634f18353964d
Story i mëparshëm

“Bëj seks me ish-in kur fëmijët janë në shkollë”/ Rrëfehet gruaja: Unë s’jam njeri i keq, por burri im…

monotonia dueti ne ardhje nga 2ton dhe nego 634f191f4d62c
Story i radhës

“Monotonia”, dueti në ardhje nga 2Ton dhe Nego

Të fundit nga

Rozana e hedh Loredanën në pishinë

Atmosfera në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania u ndez nga të qeshurat dhe batutat, teksa Rozana Radi dhe Loredana Zefi krijuan një nga momentet më gazmore të ditëve të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë