Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA

September 16, 2023
min lexim

Përfaqësuesit e BESËS, Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës nga Fronti Opozita sot në Banjicë të Epërme mbajtën një konferencë për media lidhur me Korridorin 8.

“Sot jemi këtu, për të ngritur, ose thënë më saktë për të ri theksuar edhe njëherë shqetësimin tonë, për rastet dhe zhvillimet e fundit ku korrupsioni dhe konflikti i interesit po frymojnë lirshëm. Para disa ditëve ishim dëshmitarë të një teatri të ri nën regjinë e BDI-së, ku pamë tek përvetësohet dhe familjarizohet projketi strategjik i korridoreve 8 dhe 10.
Vlen të thekojmë, se ne i gëzohemi projekteve të tilla, të cilat madje janë dashur të fillojnë vite më parë, sepse nuk janë vetëm të rëndësishme për mirëqenien e qytetarve, por janë nevojë e meritë e tyre e plotë, por nuk mund të rrijmë heshtur kur në çdo rast Artan Grubi dhe BDI keqpërdorin pushtetin, duke prodhurar e mbuluar skandale të reja korruptive për të përfituar nga çdo anë”, deklaroi deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA.

Sipas tij, në këtë film sikur të mos mjaftojë fakti që Artan Grubi keqpërdor rolin e tij për të peronalizuar suksesin, sikur të mos mjaftojë fakti që në mes të projektit vlon konflikti i interesit, duke qenë se kompanitë EUROVIA dhe AK INVEST janë donatorët më të mëdhenjë të BDI-së, ai madje keqpërdor prezencën e Ambasadores për të mbuluar skandalet e tilla korruptive.

“Populli pret përgjigje për të tilla zhvillime. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se e keqpërdor prezencën e saj për të mbuluar skandale të reja me donatorë partiak të BDI-së? Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e ‘’Eurovia’’ dhe ‘’Ak Invest’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar përreth Ali Ahmetit? A ka gjetur mënyrë Artan Grubi që të fitojë provizion edhe kur do të jetë në opozitë? Pse Artan Grubi përgjegjësinë për mëkatet e tij personale ia hedh kompanisë Amerikano-Turke, ‘’Bechtel dhe Enka’’?
Të dashur qytetarë të nderuara media, këto pyetje me gjasë do të mbeten përsëri pa përgjigje por ne mund të konkludojmë se BDI ka arritur në atë fazë ku tashmë keqpërdor edhe partneritetin strategjik me SHBA-të për pasurimin personal të këtij subjekti dhe funskionerëve të tij”, theksoi Zendeli.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Martesa e aktorëve që u “prish” gjatë bllokimit të COVID-19

Story i radhës

Juventusi ndeshet me Lazion

Të fundit nga

ShkoLartë