Francë: Macron dhe Le Pen në balotazh

Siç pritej, zgjedhjet presidenciale në Francë do të vazhdojnë me një raund të dytë. As presidenti aktual Macron, as nacionalistja Le Pen nuk e arritën dot shumicën absolute.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, shumicën e votave i fituan dy favoritët, presidenti aktual Emmanuel Macron dhe populistja e djathtë Marine Le Pen. Sipas parashikimeve, Macron mori 27.6 për qind të votave, Le Pen mori 23 për qind. Por meqenëse asnjëri prej tyre nuk arriti shumicën absolute të votave, mes tyre do të zhvillohet një raund balotazhi.

Image

Fushata zgjedhore ishte e pazakontë, sepse ajo fillimisht u la në hije nga pandemia e koronës dhe më pas nga lufta në Ukrainë. Lufta në Ukrainë i solli vlera të larta në sondazhe Emmanuel Macronitdhe u duk se rizgjedhja e tij si president, ishte e sigurtë. Por populistja e djathtë, Marine Le Pen, arriti ta shkurtojë së fundmi mjaft distancën.

Balotazh me të njëjtët kandidatë si më 2017

Presidenti francez zgjidhet për pesë vjet. Ai ka ndikim të ndjeshëm në politikën e vendit dhe një rol më të rëndësishëm se kryeministri, i cili emërohet prej tij. Balotazhi do të zhvillohet më 24 prill. Fitues i balotazhit shpallet personi që merr më shumë vota. Macron dhe Le Pen garuan kundër njëri-tjetrit edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Por këtë vit rezultati pritet të jetë më i ngushtë sesa atëherë.

Image

Në kohën kur Macron telefononte me Putinin dhe u profilizua në skenën botërore, Marine Le Pen vazhdonte turet e saj elektorale nëpër Francë për të biseduar me qytetarët. Ndërkohë vetëm 51% e francezëve e shohin Le Pen si kërcënim, tregues ky i suksesit të fushatës së saj për ndryshimin e imazhit.

Nëse në vitin 2017 Le Pen thoshte, se “vijat kryesore politike janë ato me presidentin Trump dhe Putin”, në këtë fushatë ajo foli për fuqinë blerëse dhe nuk u lodhet së shtrënguari duart me qytetarë në tregje dhe duke u siguruar francezëve se do të kufizojë rritjen e çmimeve të energjisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pesëmbëdhjetë minuta ushtrime që më së shumti djegin kalori

Story i radhës

Më të fundit nga Ukraina

Të fundit nga