Më të fundit nga Ukraina

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky hodhi akuza për torturë ndaj forcave ruse, në një fjalim video të dielën mbrëma.

Ai u tha ukrainasve që të përgatiteshin që Rusia të kryente “operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë”.

Banka Botërore thotë se pret që ekonomia e Ukrainës të tkurret me 45% këtë vit si rezultat i luftës

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin Kramatorsk është rritur në 57, tha guvernatori rajonal.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak i tha televizionit kombëtar se “Ukraina është gati për beteja të mëdha” kundër Rusisë.

Ai tha se Ukraina duhet të mposht forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon dy territore separatiste.

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, tha një zëdhënës i qeverisë austriake./Bota sot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Francë: Macron dhe Le Pen në balotazh

Story i radhës

Horoskopi 11 Prill 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga