franca denon sulmet ruse ne ukraine dhe shkeljen e hapesires ajrore te polonise 6a6b3b1169cb2

Franca dënon sulmet ruse në Ukrainë dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë

July 30, 2026
1 minut lexim

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas sulmeve të fuqishme që Rusia ka kryer mbrëmë në disa rajone të Ukrainës, me ç’rast kanë humbur jetën të paktën tetë persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga këto sulme, janë shkatërruar edhe objekte të shumta, përfshirë ndërtesa ku kanë humbur jetën edhe fëmijë.

Gjithashtu, është raportuar se një objekt i paidentifikuar u rrëzua në një fshat polak rreth 95 kilometra nga kufiri ukrainas të enjten herët.

Për këto dy zhvillime, Macron ka thënë se Franca i dënon fuqishëm sulmet e Rusisë, si dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë.

“Franca dënon fuqimisht sulmet ruse, të cilat rezultuan në vdekjen e civilëve në Ukrainë, si dhe shkeljen e hapësirës ajrore polake. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe aleatët tanë mbetet e palëkundur. Bëhet fjalë për sigurinë tonë të përbashkët.”, ka shkruar Macron në rrjete sociale. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a do te sekuestrohet avioni i ermal beqirajt pergjigja e kreut te spak braho kemi bere kerkese per te gjitha pasurite e tij nuk eshte vetem avioni 6a6b3ab3c95ee
Lajmi i mëparshëm

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Përgjigja e kreut të SPAK, Braho: Kemi bërë kërkesë për të gjitha pasuritë e tij, nuk është vetëm avioni

blerim hyseni semaforet ne udhekryqin me te frekuentuar nuk punojne tani qe kane ardhur mergimtaret 6a6b3fcdf3621
Lajmi i radhës

Blerim Hyseni: Semaforët në udhëkryqin më të frekuentuar, nuk punojnë tani që kanë ardhur mërgimtarët

Të fundit nga

ShkoLartë