a do te sekuestrohet avioni i ermal beqirajt pergjigja e kreut te spak braho kemi bere kerkese per te gjitha pasurite e tij nuk eshte vetem avioni 6a6b3ab3c95ee

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Përgjigja e kreut të SPAK, Braho: Kemi bërë kërkesë për të gjitha pasuritë e tij, nuk është vetëm avioni

July 30, 2026
1 minut lexim

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se procesi për sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirajt në Francë është në zhvillim e sipër.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, sesi do ta kërkojë sekuestrimin e avionit që pilotonte Ermal Beqiraj, që nga të dhënat e saj rezulton se ishte në pronësi të këtij shtetasi, së bashku me një avion tjetër, Braho tha se kërkesa lidhet me të gjitha pasuritë që posedon personi nën hetim në atë shtet.

“Është një proces në zhvillim e sipër. Njoftimi do të dalë së shpejti. Kemi kërkuar të sekuestrohet çdo pasuri që posedon personi në fjalë në këtë shtet. Nuk ka thjesht avionë, por ka edhe pasuri të tjera”, u shpreh Braho.

Beqiraj u arrestua në Francë pas një kërkese ndërkombëtare të SPAK për dosjen “AKSHI”. Ai akuzohet për disa vepra penale, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu nga zubin potoku mbetjet e gjetura jane me prejardhje njerezore te ruhet integriteti i hetimeve 6a6b3a34bfd8a
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

franca denon sulmet ruse ne ukraine dhe shkeljen e hapesires ajrore te polonise 6a6b3b1169cb2
Lajmi i radhës

Franca dënon sulmet ruse në Ukrainë dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë

Të fundit nga

ShkoLartë