Forlan i rikthehet futbollit

Dego Forlan, i cili në gusht të vitit 2019 njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, duket se ka ndryshuar mendje dhe do të veshë sërish këpucët për të zbritur në fushë.

Futbollisti uruguaian, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e shumë klubeve të mëdha si Mançester Junajtid, Atletiko Madrid si dhe Inter, do të luaj me Ligën tradicionale të Sporteve Universitare (LUD) në Uruguaj.

Forlan do t’i bashkohet Old Boys & Old Girls Club në kategorinë mbi 40-vjeç. Pas tërheqjes nga futbolli pas 2 vitesh, Forlan e filloi karrierën e tij si trajner dhe mori drejtimin e Penarolit dhe Atenas SAD, klub nga i cili u largua në shtator 2021.

“Përshëndetje, Diego! Mirë se vini përsëri në Ligën e Sporteve Universitare. Ju jeni në shtëpi”, shkruhet në një postim në llogarinë e LUD në “TWitter”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manchester United nis për Koulibaly, dhe Napoli kundërpërgjigjet

Story i radhës

Arjola e eliminuara e parë nga shtëpia e Big Brother Albania VIP

Të fundit nga