Forcat ukrainase mund të tërhiqen nga një pjesë e Luhanskut

1 minut lexim

Forcat ukrainase mund të duhet të tërhiqen nga Luhansk për të mos u kapur rob, sipas guvernatorit të rajonit.

Serhiy Gaidai thotë se trupat ruse kanë hyrë në Severodonetsk, qyteti më i madh i Donbasit që ishte ende nën kontrollin e Ukrainës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Rreth 90% e ndërtesave në qytet janë dëmtuar, tha ai, duke shtuar: “Rusët nuk do të jenë në gjendje të kapin rajonin e Luhanskut në ditët në vijim, siç kanë parashikuar analistët.

“Ne do të kemi fuqi dhe burime të mjaftueshme për t’u mbrojtur veten. Megjithatë është e mundur që për të mos qenë të rrethuar do të duhet të tërhiqemi”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leao i lumtur me interesimin e Real Madridit

Story i radhës

Horoskopi 28 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Të fundit nga