Fondi Pensional nxjerr në shitje hotelin për 2.75 milionë euro

March 9, 2022
1 minut lexim

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor me leje nga Qeveria do ta shesë në ankand publik hotelin e Manastirit “Borec”, ose i njohur si “Hotel Bitola”, me një shumë fillestare prej 2.75 milionë euro. Hoteli ka një sipërfaqe prej 5.401 metrash katrorë.

“Vlera e parashikuar e tregut të objektit afarist nga neni 1 i këtij vendimi është 167.816.095,00 denarë, e cila vlerë është totali i çmimit fillestar për tenderin publik”, njofton Qeveria.

Mbetet të shihet nëse FSPI do të mund ta arkëtojë këtë shumë nëse dihet se në vitin 2015 dhe 2016 ka pasur dy tentime të pasuksesshme, e para në shumën fillestare prej 138 milionë denarë dhe një vit më vonë 87 milionë denarë.

Mediat lokale raportuan muajin e kaluar se hoteli është mbyllur me vendim të Bordit të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor dhe të gjithë ata që kanë qëndruar aty janë dëbuar nga objekti për shkak se del në shitje. Gjithashtu, deri më tani numri më i madh i të punësuarve janë larguar nga kjo kompani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

New York Times tërheq të gjithë korrespondentët nga Rusia për herë të parë në një shekull

Story i radhës

Pogba mund të rikthehet në Juventus

Të fundit nga

Lamborghini nuk heq dorë nga veturat elektrike

Lamborghini nuk e ka ndërmend të ndryshojë planet e elektrifikimit, pavarësisht se markat e tjera luksoze kanë tërhequr premtimet e tyre të mëparshme si përgjigje ndaj një ngadalësimi global në tregun e
ShkoLartë