Pogba mund të rikthehet në Juventus

Paul Pogba po e mendon seriozisht rikthimin në Juventus. Mesfushori francez e kishte arritur kulmin e karrierës kur luante në Torino, shkruan “Gazeta Express”.

Mirëpo, kampioni i botës me Francën kishte vendosur të rikthehej në Manchester United. Megjithatë, në “Old Trafford” ai nuk arriti asnjëherë të linte gjurmë sa pritej.

E tash, mesfushorit kualitativ do t’i skadojë kontrata gjatë verës që vjen dhe nuk është i interesuar për të vazhduar eksperiencën në “Teatrin e Ëndrrave”.

E sipas mediave italiane, Pogba mund të rikthehet në Juventus. Negociatat që e shohin 28 vjeçarin në Torino tashmë kanë nisur dhe po shkojnë me hapa të sigurt.

Pra, ai mund të përfundojë në “Allianz Stadium” si lojtar i lirë. Megjithatë, qe një kohë flitet edhe për një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid.

Gjithashtu, nga viti i kaluar në garë për Pogban është futur edhe Paris Saint-Germaini. Ndërkohë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vazhdojë të luajë në Premierligë, por në një klub tjetër anglez. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fondi Pensional nxjerr në shitje hotelin për 2.75 milionë euro

Story i radhës

Ka kryer 14 operacione në gjoks, Katie Price tregon rezultatet në një paraqitje me bikini

Të fundit nga