Fletëza jete….

February 8, 2022
min lexim

Pasi e zbriti “kodrën” e ballit mbi vetulla ose çepella: “A je i shqiptar?” e pyeti:? Nëse nuk me kanë ndërruar ose përzier diku në ish “spitalin e përbashkët jugosllavë” besoj që jam…”, ia ktheu ky me buzëqeshje.

Ahaa, medemek ty të paskan zgjedhur patriozmi ose shqiptarizma e jo ti ato. Hëm..!”, i tha prap ai me cinizëm dhe injorancë të njerëzve të pagdhendur, stupid, nebuloz dhe malicioz.

Ndërkaq, ky prap qeshi, si për t’ia bërë të qartë se nuk po ia vënte fare atij dhe as dokrrave ose provokimeve të tij, dhe vazhdoi: “Mos harro i nderuar se mbretër dhe perandor të ndryshëm që nga antika e largët dhe gjer më sot, kanë përmbysur shtete, principata, mbretëri ose perandori të ndryshme, kanë rrënuar tempuj, kështjella, ura ose fortifikata të ndryshme dhe kështu me radhë….Por, kurrë ose asnjëherë nuk ia kanë dalur t´i përmbysin ose rrënojnë “tempujt e brendshëm” në mendjen, zemrën dhe shpirtin e një burri të matur, të urtë, të mençur dhe intelegjent.”

“Bëfsh hair për k’to ligjërata, por mos harro se fjala e rëndë ose ofendimet, tek unë paguhen me plumb në ballë shoqooo! “, i tha prap ai me provokim.

“Ahaaa…Po t’kuptojë! Ti si duket paske probleme pronësore, familjare, gjenealogjike, biogjenetike, karrieriste, mentale ose psikologjike që nuk kanë asgjë t`përbashkët me edukatën, kulturën, nderin, moralin dhe traditat e njohura të shqiptarit. Ndaj, shko dhe kërko dikën tjetër për t´i shitur mejdan osen trimëri. Tek unë e ke gabuar keq adresën. Nuk kam plumb as fuqi për ty!”, iu gjegj në fund ky, duke u larguar nga ai tjetri.

Janë disa “trima” që vazhdimisht i zgjedhin “trimëria, guximi, cinizmi ose injoranca” e ulët dhe tepër qyqare ndaj njerëzve, popullit, miqve ose bashkëkombësve të tyre që i kanë ndihmuar ose mbështetur vazhdimisht kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë…”Duke i ngritur nga hiçi, apo duke i bërë nga askushat në dikusha!”

Personalisht me kujtohet se kanë qenë bukur të shumta vështirësitë ose peripecitë e ndryshme si student, emigrant ose refugjatë shqiptar nga Kosova, dyerve dhe strehëve të huaja…Jo vetëm në vitin e parë, por për shumë vite me radhë. Ato edhe sot e kësaj dite (ku më pak e ku më shumë)- janë prezente ose evidente.

Në fillim ishin lotët ose brengat e fëmijëve të mi të vegjël në strehimore së bashku me lëvizjet e tensionuara të gishtërinjve të tyre të vegjë nëpër hartat e ndryshme gjeografike të globit ose kontinentit tonë, për të gjetur ose zbuluar diku atdheun ose vendlindjen e prindërve të tyre së bashku me vendndodhjen e gjyshit, gjyshes dhe xhaxhait të tyre (vëllait tim të vogël) gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ligji, lufta dhe shpata, janë elipsa ose boshti i rruzullit, dhe fuqia e tyre është absolute!”, do thoshte dikur Sharl Degoli.

Me fjalë tjera, në “pejsazhin” ose “mozaikun” e mallit, nostalgjisë, zhgënjimit, dëshpërimit ose trishtimit, gëzimi, hareja, kënaqësia ose lumturia, janë vetëm stisje ose trill çasti ose momenti, sa për t’i bërë atraksion shpirtit ose inkarnacion vetvetes tënde subjektive që nuk puçet ose nuk përkon fare me realitetin objektiv dhe subjektiv.

Se këndejmi, shumica ose çdo njeri shqiptar mbi këtë tokë, ose në këtë botë, qysh i vogël.. si fëmijë, i ka ndierë dhe përjetuar njëkohësisht disa gjëra ose aspekte të ndryshme në zemrën dhe shpirtin e tij: tmerrin e kohës dhe botës në të­ cilat ka jetuar, ka lindur dhe është rritur (jo sa duhet), skamjen, mjerimin dhe robërinë së bashku me kuptimin ose harenë e jetës në çaste ose momente të caktuara.

E sidomos me rastin e çlirimit të Kosovë dhe fitores historike të UÇK-s dhe forcave të Natos.

Ndërkohë që politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike në Kosovë dhe Shqipëri, sipas bindjes ose mendimit tim, nuk kanë bërë asgjë, ose shumë pak për popullin dhe mërgatën ose diasporën e madhe shqiptare në Perëndim dhe gjithandej.

Ndonëse, edhe diasporës shqiptare, si të thuash nuk i kanë munguar asnjëherë ekspert, kulturolog, intelektual ose politikan të fuqishëm dhe kulminant si Agim Mala që nuk ndodhët më në jetë (Dritë pastë!) dhe plot të tjerë.. që i kanë takuar ajkës ose elitës intelektuale të kombit dhe atdheut.

Por, ja që barrierat ose barrikadat e ndryshme administrative, juridike dhe të tjera së bashku me largësitë ose distancat e ndryshme kohore ose gjeografike, i kanë bërë të “huaj” ose të “panjohur” Agim Malën dhe intelektualët tjerë shqiptar të rangut ose nivelit të njohur kulminant dhe ekselent, në sytë e politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik në Prishtinë dhe Tiranë.

Mos harroni se, politikanët sipas Volterit, janë vetëm shqisa ose specie (qenie) që nuhasin dhe përfitojnë nga çasti ose momenti, ndërkaq intelektualët ose njerëzit e ditur dhe inteligjent, janë zemra, shpirti, mendja (truri) dhe ajka e kombit.

Në të kundërtën, gjithmonë mbanë ftohtë duke e pritur muzgun ose perëndimin e diellit në mërgim ose emigracion.

Duhet jetuar jetën deri në fund së bashku me baticat dhe zbaticat e saj, sepse vdekja një ditë mund të vijë (vjen) shumë herët. Pa trokitur fare. Dhe, pas vdekjes, është çdo gjë tjetër aty, pos nesh që nuk jemi më aty si dikur.

Ndaj, duhet të kujdesemi për bëmat ose veprat tona. Së paku në moshën e tretë.

U morr vesh se hareja (gëzimi) dhe dëshpërimi në mërgim ose emigracion, bartin të njëjtat lidhje si drita me errësirën.

Kështu që ata ose bijtë dhe bijat e atyre që kanë ose dështuar në raundin ose ciklin e parë të jetës së zorshme në mërgim ose emigracion, i kanë gjasat dhe përvojat e mjaftueshme për të shkëlqyer ose celebruar në të dytin (…).

Dobësia natyrore ose biogjenetike e njeriut, janë edukata, kultura, mortaliteti, malli, nostalgjia, ndjenjat, sentimentët dhe lidhjet e tij shpirtërore, emocionale, kombëtare, patriotike, familjare, farefisnore ose gjenealogjike.

P.S.

Një “alo” nga ana tjetër e receptorit të telefonit, në vjeshtën e vonë të vitit 1995, me kujtohet se do me ndryshonte jetën dhe ringjallte shpirtin dhe krenarinë e zventuar në një strehimore ose barakë refugjatësh diku në Gjermani….Ishte telefonata e Agim Malës nga Zvicra, i cili me tha se duhej të takohesha patjetër me Ali Podrimën në ambientet e klubit shqiptar “Shqiponja” në Siegen të Gjermanisë, pasi që Agimi (Mala) së bashku me editorin e gazetës nacionale shqiptare “Bota Sot”, z. Xhevdet Mazrekaj, me kishin pranuar si bashkëpunëtor. Dorën në zemër i qeshë gëzuar shumë atij lajmi.

Pas vetës, si gjak në ëndërr, amanet të madh ose testament, i kisha lënë prindërit, vëllain e vogël, farefisin, vendlindjen dhe atdheun tim të dashur, nën prangat dhe zinxhirët e serbit. Ehhhh!

Me kujtohet se me Ali Podrimën (Dritë pastë!), kishte ardhur edhe poeti dhe rapsodi i njohur shqiptar, Agim Gashi (Dritë pastë!).

E kisha shkruar edhe një vështrim ose rezyme modeste mbi vargjet e shquara letrare ose poetike të z. Podrimja dhe zërin mastreal të Agim Gashit, që u pritë mirë nga publiku ose audienca e madhe në sallë. Nejse…!

Edhe z. Mazrekaj nge redaksia e “Bota Sot”; gjatë tërë kohës janë treguar korrekt dhe dashamirës ndaj meje. I falënderojë me përulësi!

Ndonëse, për shumë vite, kam bashkëpunuar edhe me Radio Tiranën ose Televizionin Shqiptar (seksioni i Kosovës), me Radio Prishtinën, Eurozërin dhe mediume tjera shqiptare.

Ndërkaq, ajo që dua të ceku në fund është fakti se të shkruarit ose pozicionimet e mia të kohëpaskohshme në anën ose krahun e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt ose UÇK-së, mendoj se nuk i justifikojnë urrejtjet, fobitë, paranojat, paragjykimet ose armiqësitë e dikujt tjetër ndaj meje ose dikujt tjetër. Dhe, aq me pak të atyre që kam shkruar ose punuar deri në mëngjes (pa kurrfarë pagese), me ua përgatitur një raport, kronikë ose reportazhë në gazetë ose radio-televizion lidhur me aktivitetet e tyre.

Nejse!

Pikën e fundit të ujit të kësaj bote ose kësaj toke, do kisha dashur të pija diku në Gjakovë, Dobrigje ose në kroin e madh, rrënzë kullës së lashtë të dajave të mi në Junikun historik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhafer Deva dhe shokët e tij lindjen e diellit e shihnin në Perëndim e jo në Lindje pavarësisht rrethanave politike të asaj periudhe kohore

Story i radhës

FBI arreston çiftin amerikan në New York – sekuestrohen kriptomonedha në vlerë prej 3.6 miliardë dollarësh

Të fundit nga

ShkoLartë