FBI arreston çiftin amerikan në New York – sekuestrohen kriptomonedha në vlerë prej 3.6 miliardë dollarësh

Një çift në New York është arrestuar dhe akuzuar për pastrimin e 4.5 miliardë dollarëve në fondet e vjedhura të kriptomonedhave.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë sekuestruar 3.6 miliardë dollarë nga këto fonde në atë që zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Lisa Monaco e quajti “sekuestrimi më i madh financiar i departamentit”.

Ilya Lichtenstein, 34 vjeç, dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31 vjeç, akuzohen se janë përpjekur të pastrojnë paratë e marra pasi hakuan këmbimoren e kriptomonedhave Bitfinex në vitin 2016.

Arrestimet dhe sekuestrimi i parave shënojnë një fitore për zbatuesit e ligjit në Shtetet e Bashkuara mes një morie grabitjesh nga platformat e kriptomonedhave, raporton cnn.

Vitet e fundit, hakerët kanë shpenzuar qindra miliona dollarë në sulmet ndaj këmbimoreve të monedhave virtuale,.

Lichtenstein dhe Morgan akuzohen për komplot në kryerjen e pastrimit të parave, e cila mund të dënohet deri në 20 vjet burg dhe komplotin e mashtrimit që penalizohet deri në pesë vjet burg.

Ndërkohë numri i ransomware dhe hakimeve të tjera është rritur, ku agjencitë e zbatimit të ligjit janë përpjekur të gjurmojnë dhe kapin në mënyrë agresive kriptomonedhën e përdorur shpesh nga hakerët kriminelë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fletëza jete….

Story i radhës

Einxhel Shkira shpërthen në lot, Top Channel ia plotëson ëndrrën e kahmotshme

Të fundit nga