fjolla morina parlamenti duhet ta beje ligjin si ne kroaci deshmitareve te gjykates speciale te iu hiqet nenshtetesia 6aab107c1d6e1

Fjolla Morina: Parlamenti duhet ta bëjë ligjin si në Kroaci, dëshmitarëve të Gjykatës Speciale të iu hiqet nënshtetësia

September 16, 2026
min lexim

Edhe këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në InstaStory, Morina ka kërkuar reagim institucional dhe ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në procesin e apelit.

“Ne mënyrë urgjente duhet të reagojë shteti amerikan në apel. Në asnjë mënyrë këta nuk duhet të dënohen”, ka shkruar ajo.

Leonora Jakupi reagon pas aktgjykimit në Hagë: Ende nuk jemi të vetëdijshëm për dëmin që i është bërë Kosovës

Në reagimin e saj, këngëtarja ka përmendur edhe Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa lidhur me personat që kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në Hagë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ajo ka sjellë si shembull rastin e Kroacisë dhe një dëshmitari në procesin ndaj gjeneralit kroat Ante Gotovina, duke pretenduar se personi në fjalë nuk është kthyer më në Kroaci.

Morina ka publikuar më pas edhe një tjetër InstaStory, ku ka shprehur qëndrimin e saj të fortë kundër aktgjykimit të shpallur në Hagë.

“Nuk mundet që një popull të dënojë me burg lirinë e vet. Këtë e bëri Haga në emër të popullit të Kosovës. Kurrë në jetën time nuk kam parë një turp si ky i dënimit të sotëm nga Gjykata e Hagës për udhëheqësit e UÇK-së”, ka shkruar ajo.

Në vijim, Morina ka thënë se përdorimi i emrit të popullit të Kosovës në një vendim të tillë, sipas saj, përbën një mesazh për popujt e tjerë që luftojnë për liri.

“Ta thuash në emër të popullit të Kosovës ‘dënoj me burg lirinë e Kosovës’, është jo vetëm turp për ata që dinë se çfarë është nderi, por është një paralajmërim për çdo popull të shtypur, të pushtuar, që do të luftojë për liri”, ka përfunduar ajo.

Reagimi i Fjolla Morinës vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili ka nxitur reagime të shumta publike në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shefi i be se mbeshtet planin qe kanadaja te behet anetare e asociuar 6aab0fb354a13
Lajmi i mëparshëm

Shefi i BE-së mbështet planin që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar”

problemi me transportuesit bashkimi evropian vitin e ardhshem me strategji te re te vizave per shoferet 6aab1321ecef5
Lajmi i radhës

Problemi me transportuesit, Bashkimi Evropian vitin e ardhshëm me strategji të re të vizave për shoferët

Të fundit nga

ShkoLartë