Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës që e turpëroi Kosovën!…

Gangsteri politik me emrin dhe mbiemrin Edi Rama me vetëdije apo pa të duke u munduar të promovohet si babë i kombit dhe si liderë mbi Ballkanin fjalimi i tij me plotë epitete demagogjike dhe fraza të tejkaluara për politikën e kohës ishte dështimi më i madh i karrierës së tij në politikë. Retorika dhe arroganca me gjestikulacion me sintoma patologjike duke aktruar para shikuesve të ndonjë teatri amatoresk ngjalli reagime të shumta nga deputetët e Këshillit të Evropës. Kjo u vërtetua edhe me rastin e bojkotimit në darkën e përgatitur nga Edi Rama, e të cilën e injoruan shumë delegacione të kësaj asambleje evropiane. Se deri kur pseudo-analistët, pseudo-gazetarët dhe pseudo-opinionistët do të binden se Edi Rama është një ndër shkatërruesit më të mëdhenj që po i dëmton Shqiptarët dhe po e përçan politikën gjithandej ku jetojnë shqiptarët.

Për idealet e kombit dhe për bashkimin e trojeve Shqiptare gjatë historisë u flijuan gjeneratat e tëra të burrave dhe grave që mbeten të pavdekshëm në faqen e bardhë të historisë tonë. Vite me radhë Edi Rama përmes formave më të ndryshme ka ndërhyrë në politikën e brendshme të Kosovës duke u rreshtuar pas individëve të caktuar, të cilët opinioni kosovarë me kohë i ka bojkotuar. Kështu tani kur Kosova po punon për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës pas një pune shumë të gjatë diplomatike, Edi Rama në foltoren e Strasburgut para Parlamentareve të Këshillit të Evropës me metodat e diktatit të ish-sistemit komunistë ju kërcënua deputeteve kinse për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës.

Kjo jo që i ndihmoi përmirësimit të klimës, por nuk ka dyshim se fjalimi i tij do të ndikojë negativisht tek disa shtete, të cilat ishin në prag të përkrahjes të Republikës së Kosovës. Arroganca dhe prepotenca e tij tani në raport me Kosovën po dëshmon se ky njeri ka kohë që e ka humbur rrugën e vërtetë duke hyrë thellë në konspiracionet e dëmshme me Aleksandër Vuçiqin.

Ky ishte ai i cili e përkrahu idenë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ide kjo e cila është në kundërshtim të plotë me vullnetin politikë të Kosovës dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Iniciativa denigruese për Ballkanin e hapur, të cilën e promovoi Edi Rama me Aleksander Vuçiqin duke e izoluar Shtetin e Kosovës dhe interesin e dy milionë Shqiptareve është argument i pamohueshëm se ky njeri është rreshtuar kundër interesave të Kombit Shqiptarë. Diskutimi i tij në Parlamentin e Këshillit të Evropës pa dyshim se e dëmtoi edhe Shtetin e Kosovës duke filluar nga prolongimi i (vizave) për lëvizje të lirë të qytetareve të Kosovës, i cili po zgjatë me vite. Duhet theksuar se Edi Rama përmes satelitëve (këshilltarëve), të cilët i mbanë rreth kabinetit qeveritar, ka kohë që është përpjekur të ndërhyjë në institucionet e Shtetit të Kosovës duke punuar kundër Qeverisë aktuale dhe Presidentes të Republikës. Prandaj sa më shpejt që opinioni i gjerë të vetëdijesohet për veprimet dhe dëmet politike të Edi Ramës, dhe e ardhmja e Shqiptareve do të jetë më e mirë dhe më e mbarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk kam frikë, s’e njihja, s’di gjë”/ U arrestua si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, çfarë deklaronte e dyshuara pas krimit

Story i radhës

Të ëndërrosh për tradhtinë dhe ndjenjën e fajit…çfarë kuptimi ka?

Të fundit nga