“Nuk kam frikë, s’e njihja, s’di gjë”/ U arrestua si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, çfarë deklaronte e dyshuara pas krimit

Një 18-vjeçare është arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut Martin Çeço, ngjarje e ndodhur më 18 qershor në fshatin Kolanec.

Operacioni “Marjani” ka çuar në pranga Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit dhe e përfolur se kishte lidhje me të riun.

Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Valter dhe Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo, që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me viktimën, por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, autori i vrasjes.

Tre burrat në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë dhunuar e më pas e kanë hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Panorama risjell dëshminë që Tina Pajollari ka dhënë për emisionin Unikon pak kohë pas vrasjes.

Tina Pajollari pranonte se Martin Çeço i kishte shkruar në rrjetet sociale por ajo thotë se nuk e njihte të ndjerin dhe se celularin ia ka sekuestruar policia për llogari të hetimeve ku dhe është bërë kqyrja e bisedave me mesazhe.

Vetë Tina, por edhe nëna e saj, mohuan në intervistën televizive për një lidhje me komshiun e tyre Valter Mollaj.

Ato pranuan vetëm se Valter Mollaj dhe familja e tij i kanë ndihmuar dhe se Tina punonte në stallën e tyre dhe ndihmonte me lopët.

Gjatë intervistës, adoleshentja degjohej vetem te thote “jo”, “nuk di gje”, “nuk e njihja Martinin”, “nuk kam frike”, “nuk me ka kercenuar njeri” dhe te mohoje cdo perfshirje ne ngjarjen e rende.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pilotët e Lufthansës po planifikojnë një grevë tre-ditore

Story i radhës

Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës që e turpëroi Kosovën!…

Të fundit nga