Fitorja e Botërorit – do t’ia mbyllte gojën kritikëve të Ronaldos

min lexim

Sulmuesi portugez mund të shkëlqejë edhe me një klub të ri  

Cristiano Ronaldo mund të impresionojë në Botërorin e Katar 2022 si një mundësi për ta rikthyer opinionin publik krah tij dhe t’i bind klubet e tjera që të nënshkruajnë më të. 

Kohës së tij në Manchester United po duket se do ti vije fundi për herë të dytë, sidomos pas intervistës së tij me Piers Morgan ku ai tha se ndihet i tradhtuar nga klubi pasi që ata po dëshirojnë ta largojnë. 

Ai po ashtu tha që nuk ka respekt për Erik ten Hag si trajner, një gjë që sigurisht tregon se ai nuk do të jetë më në klub. 

Sezoni 2022/23 i Cristiano Rolnaldos 

Deri me tani, Cristiano ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë dy asiste, një numër befasisht i vogël për top golashënuesin më të mirë në histori të futbollit. 

Kështu që, Botërori do të jetë një mundësi e mirë për portugezin që ta rikuperojë nivelin e tij dhe të këtë një garë të madhe që do ia hapte atij dyert për të gjetur një skuadër të re gjatë afatit kalimtar. 

Roli i Cristiano Ronaldos në Portugali 

Ishte ish bashkëlojtari i tij të Portugalia, Pedro Mendes, i cili komentoi për podcast të Ladbroke Fanzone për atë se si përshtatet Cristiano të kjo skuadër. 

“Nuk mund të kesh dikë si ai në skuadër dhe ta konsiderosh lojtar stoli”, tha ai. 

“Ndonjëherë është shumë e vështirë për nj lojtar normal që të ulet në stol”. 

“Gjëja më e keqe që mund të bëni për çdo lojtar është kur i thoni atij që të ngritët dhe të nxehet dhe pas pesë minutave t’i thoni të ulët përsëri, është e turpshme”. 

Me Portugalinë, numri 7 mbetet startues dhe ai do të jetë udhëheqës i skuadrës së tij në Katar, edhe nëse ai do të këtë kritika për paraqitjet e tij edhe me Kombëtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Klina nis javën e kulturës

Story i radhës

Shqipëri, numri i lindjeve bie 20% në 3-mujorin e tretë

Të fundit nga