Fitore me rezultat të ngushtë për Britaninë e Madhe dhe Maltën

1 minut lexim

Britania e Madhe dhe Malta i kanë fituar ndeshjet e para në IHF Trophy të zonës evropiane, për grupmoshën e juniorëve (U20).

Në ndeshjen hapëse të kampionatit, Britania e Madhe fitoi 23:22 ndaj Bullgarisë, për të konfirmuar kështu synimet për ta fituar garën. Në ndeshjen tjetër të luajtur të martën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Malta fitoi 34:33 ndaj Andorrës.

Të dy ndeshjet ishin interesante dhe u shfaq hendboll i mirë.

Të mërkurën janë dy ndeshjet tjera të grupmoshës U20. Prej orës 12:00 luajnë Bullgaria e Malta, ndërsa prej orës 18:00 takohen Britania e Madhe dhe Kosova.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Story i radhës

​Me moton “GRU, JETË, LIRI”, është mbajtur aksion në shenjë solidariteti me gratë e Iranit

Të fundit nga