Fitore e pritur e Rahovecit

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Dritës 59:112 (12:30, 19:25, 15:29, 13:28), në xhiron e 23-të të Art Motion Superligës, në sfidën që u zhvillua në Rahovec.

Kjo ishte një fitore e pritur për rahovecasit, duke marrë parasysh që gjilanasit janë e vetmja skuadër në elitë që nuk kanë shënuar asnjë fitore deri më tani.

Basketbollistët e Rahovecit e nisën më mirë, dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë duke e fituar këtë pjesë 12:30. Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 19:25, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 31:55.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në pjesën e dytë, ku bardhekaltrit assesi nuk u bënin ballë kundërshtarëve. Rahoveci ishte më i mirë në periodën e tretë 15:29 dhe atë të fundit 13:28, duke arritur fitore me rezultat 59:112, që ishte shumë e vlefshme në synimet për këtë edicion.

Te Drita u dalluan Enis Morina me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Diellor Maksuti me 14 pikë e shtatë kërcime, kurse te Rahoveci gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa u dalluan Ivan Koljeviq me 19 pikë e nëntë asistime, Visar Ejupi me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Makol Mawien me 13 pikë e 13 kërcime.

Drita ka 23 humbje në 23 ndeshje, kurse Rahoveci ka nëntë fitore e 13 humbje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuzeska: Masat e antikrizës prej 400 milionë eurove tashmë japin rezultate

Story i radhës

Bujar Qamili rrëfen se si ishte tradhtuar nga e dashura: E pash me dikë tjetër

Të fundit nga