Një vit pas Lojërave Olimpike Tokio 2020, tani është koha për edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare.
Nga data 25 qershor deri më 8 korrik, kjo garë që bashkon 26 vende do të zhvillohet në qytetin e Oranit të Algjerisë.
Gjithsej 3390 sportistë do të garojnë në 24 disiplina, duke përfshirë atletikën, xhudon, futbollin, karaten dhe volejbollin.
Ndërkaq, në këto Lojëra Mesdhetare, Kosova po përfaqësohet nga gjithsej 40 sportistë, ndër ta edhe e arta Olimpike, Distria Krasniqi.