Shkup, 15 nëntor – Në Gjykatën Penanle sot ka filluar gjykimi për rastin me autobusin e djegur të “Besa Trans” në Bullgari, e ku humbën jetën gjithsej 45 shtetas të Maqedonisë, informon Zhurnal.
Në këtë rast, të akuzuar janë një person fizik dhe një person juridik.
I akuzuari B.H 41 vjeç, si drejtues i kompanisë nga fshati Rashçe, duke shfrytëzuar një marrdhënie të përhershme, të njejtat raste dhe rrethana të ngjashme, përmes drejtuesve të autobusëve në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime dhe ka shfrytëzuar si të vërtetë një dokument të falsifikuar publik, çertifikatë për licencë për kryerjen e transportit publik në komunikacion ndërokmbëtar. Licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është dhënë asnjëherë nga Ministria për Transport dhe Lidhje, ndërsa pronari i kompanisë këtë çertifikatë false u’a ka dhënë shoferëve të cilët kanë lëvizur me atë autobus për të kaluar kufijtë. Nga data 10 janar 2021 deri më 21 nëntor 2022, autobusi në fjalë 20 herë ka kaluar kufirin e shtetit në vendkalime të ndryshme./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk