filipce thote se nuk do te marre pjese ne takimin e lidereve mickoski po kerkon alibi per zgjedhje te parakohshme parlamentare 695fded20483f

Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve: Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

January 8, 2026
1 minut lexim

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të inicuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku pritet të diskutohet heqjen e qeverisë teknike dhe për konsensus mbi ligjet për agjendën reformuese, përcjell TV21. Filipçe thotë se Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nuk mbajmë takim për qeverinë teknike! Mickoski është zënë ngushtë, i ngutet dhe kërkon alibi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo që ndodh është skenar i menduar që vjet, të cilin unë dhe LSDM e zbuluam dhe e flasim hapur tani e dy muaj. Zgjedhje të parakohshme dhe pranim të emigrantëve për para. Nuk ka para në buxhet, pushteti nxiton për të marr emigrantë, për të marrë kredi 6 miliard euro dhe nga 20 mijë funte për çdo emigrant të pranuar”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së, duke shtuar se “qeveria teknike duhet të mbetet”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata alarmante edhe ne oher shume shtepi te permbytura ne fshatin orman 695fdd7927173
Lajmi i mëparshëm

Situata alarmante edhe në Ohër! Shumë shtëpi të përmbytura në fshatin Orman

automjeti me 3 persona bllokohet nga bora ne malet e gramshit humbet kontakti prej oresh 695feb5659cfa
Lajmi i radhës

Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Të fundit nga

Nis sanimi i dëmeve nga vërshimet në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj me bashkëpunëtorët sot në mëngjes ka dalë në terren për të parë nga afër zonat e përmbytura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura
ShkoLartë