fifa s i kerkohet ndalimi i shitjes se biletave te boterorit 693be2b4a8d91

FIFA-s i kërkohet ndalimi i shitjes së biletave të Botërorit

December 12, 2025
1 minut lexim

Një grup i madh tifozësh evropianë ka kërkuar që FIFA të ndalojë menjëherë shitjen e biletave për Kupën e Botës 2026, duke e akuzuar organin qeverisës se ka vendosur çmime “të tepërta” që përjashtojnë tifozët e zakonshëm nga turneu. Sipas “Football Supporters Europe”, biletat e alokuara për ekipet kombëtare kanë arritur nivele “astronomike”, me një tifoz që ndjek skuadrën nga faza e grupeve deri në finale që do të paguajë të paktën 6,900 dollarë, gati pesë herë më shumë se në Katar 2022.

Grupi kritikoi edhe heqjen e kategorisë më të lirë (Kategoria 4) për tifozët e organizuar, si dhe vendosjen e çmimeve dinamike që ndryshojnë sipas “tërheqjes” së ndeshjes. Ronan Evain, drejtori ekzekutiv i FSE-së, tha për Reuters se “për çmimet që janë vendosur nga FIFA, jemi pak të habitur”, duke shtuar: “Ky është një grusht njerëzish që po përpiqen të fitojnë sa më shumë para… me këto çmime, nuk do të keni atmosferë, nuk do të keni tifozë”. Ai paralajmëroi se struktura e re e çmimeve i shtyn shumë familje në “rrezik financiar”, duke theksuar se një familje me katër anëtarë mund të shpenzojë deri në 30,000 dollarë.

FSE kërkon pezullimin e menjëhershëm të shitjes së biletave për PMA-të dhe hapjen e konsultimeve të reja me federatat dhe grupet e tifozëve, “derisa të gjendet një zgjidhje që respekton traditën, universalitetin dhe rëndësinë kulturore të Kupës së Botës”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria shkoder dergon ne gjyq punonjesin e policise kryeinspektorin dhe dy inspektoret e imt se ne vaun e dejes 693be257156e8
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin dhe dy inspektorët e IMT-së në Vaun e Dejës

theu masen e sigurise dhe prezantohej si agjent imobilar arrestohet 34 vjecari ne tirane iu sekuestrua dhe nje arme zjarri 693be36677db6
Lajmi i radhës

Theu masën e sigurisë dhe prezantohej si agjent imobilar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, iu sekuestrua dhe një armë zjarri

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë