Fier/ 19-vjeçari u vra me thikë, nis gjykimi për autorët, dy kushërinjtë akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit

November 20, 2024
min lexim

Ka nisur gjykimi për vrasjen e Grei Bihucit, 19-vjeçari që humbi jetën 8 muaj më parë nga goditjet me thikë prej dy bashkëmoshatarëve të tij.  Familjarët e autorëve dhe viktimës kërkuan marrjen në hetim edhe të personave të tjerë që ishin prezent në vrasje

Flori dhe Klajdi Muka, dy kushërinjtë që akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit, u paraqitën në gjykatë për t’u përballur me gjykimin ndaj tyre.

Nën masa të rrepta sigurie, me policë që patrullonin përreth gjykatës dhe në afërsi të saj, seanca paraprake për vrasjen e 19-vjeçarit u zhvillua në prani të familjarëve të viktimës dhe autorëve.

Këta të fundit i kanë kërkuar prokurorit Petrit Vuka të marrë nën hetim edhe persona të tjerë të paidentifikuar të cilët dyshohet se kanë dhunuar dy kushërinjtë gjatë debatit mes të rinjve.

Dëshmia e të pandehurve Muka, vazhdon të jetë ajo e dhënë menjëherë pas ngjarjes ku u tha se gjate përleshjes mes dy grupeve të të rinjve, autorët nxorën thikën dhe sulmuan bashkëmoshatarët e grupit kundërshtar pa dashur të vrisnin askënd por vetëm për t’u mbrojtur.

Grei sipas tyre, ishte rastësisht viktimë e sulmit.

Avokati i kushërinjve Muka kërkoi ricilësim të akuzës nga “vrasje me paramendim”, në vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Grei Bihuci, nxënës i shkollës “Petro Sota” u vra më 11 mars mes një sherri të  bashkëmoshatarëve të tij që kishte nisur për një thikë të blerë on line.

Adoleshentet thanë se thika me të cilën u vra Grei, u ishte  dhënë  kushërinjve Muka nga një shok i Grei Bihucit.

Kur ai kërkoi t’ia kthenin, adoleshentët nuk pranuan menjëherë. Pas disa ditëve debatesh mes tyre, në 11 mars ata e lanë të takoheshin në qendër të Fierit për të “sqaruar”.

Por debatet nisën sërish dhe dhuna u përshkallëzua deri në përdorimin e thikës për të cilën kishte nisur edhe debati. Kushërinjtë Muka u arrestuan menjëherë pas ngjarjes por personi tjetër që kishte qenë shkak për konfliktin nuk është përfshirë në hetim.

Seanca e radhës për këtë vrasje u caktua për në datën 27 nëntor

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndërtime mbi varrezat ilire! Askush nuk i ndaloi punime në vendin ku u gjet “Dardanusi”

Story i radhës

Sopjani: I rrallë vendimi i presidentes Osmani për kthimin prapa të një ligji, i jap të drejtë

Të fundit nga

ShkoLartë