Fiennes del në mbrojtje të J.K. Rowling, pasi autorja është kritikuar lidhur me pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore

October 31, 2022
1 minut lexim

Aktori Ralph Fiennes ka dënuar sulmet e drejtuara ndaj autores së “Harry Potter”, J.K. Rowling, për pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore.

Në një intervistë me New York Times, aktori që luajti Lord Voldemort në serinë e filmave të “Harry Potter” kritikoi kulturën në zhvillim të anulimit dhe tha se “abuzimi i neveritshëm është drejtuar” ndaj autores së mirënjohur.

“Rowling shkroi të gjithë këta libra të mrekullueshëm për fuqizimin, për fëmijët që e gjejnë veten si qenie njerëzore. Ka të bëjë me mënyrën se si bëheni një qenie njerëzore më e mirë, më e fortë, më e orientuar moralisht. Abuzimi verbal i drejtuar ndaj saj është i tmerrshëm”, ka deklaruar aktori.

Në vitet e mëparshme, shkrimtarja provokoi reagimin e një pjese të publikut liberal me mendimin se, megjithëse mbështet të drejtat e personave transgjinorë, ajo beson se gjinitë ekzistojnë, pavarësisht pikëpamjeve gjithnjë e më të theksuara në Perëndim se ato janë vetëm konstruksione sociale.

“Unë mund ta kuptoj zemërimin për atë që thotë për gratë. Por, ajo nuk është një fashiste… Ajo është thjesht një grua që thotë: ‘Unë jam një grua dhe ndihem si një grua dhe dua të jem në gjendje të them se jam një grua’. Dhe e kuptoj se nga vjen ajo edhe pse nuk jam grua”, ka sqaruar Fiennes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtypi i Beogradit për Albin Kurtin

Story i radhës

Grubi në Click plus: Përjashtuar Levicën, në këtë Qeveri janë të mirëseardhur subjektet që kanë frymë pro-europiane

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë