FFK po e shqyrton tërheqjen nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës është e irrituar shumë, që në kategorizim janë në vend të gjashtë në Kategorinë A.

Brenda FFK-së thonë se kjo është e papranueshme!

“SI FFK po  e shqyrtojnë tërheqjen nga Komitetit Olimpik i Kosovës. Botërisht dihet se ku është masoviteti, ku është cilësia, ku është shikueshmëria. Këtë e ka ditur dhe e di Komisioni i KOK-ut dhe Bordi i KOK-ut.

Ne si federatë po e shqyrtojmë tërheqjen nga KOK-u, nuk kemi nevojë të jemi pjesë e një institucioni që nuk i vlerëson rezultatet meritore. Do t’i drejtohemi edhe MKRS-së, edhe Qeverisë së Kosovës, edhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe do t’i njoftojmë se me çfarë kritere vendoset në vendin tonë përkatësisht në KOK”, tha një burim brenda FFK-së për gazetën kombëtare “Bota sot”.        

“Me këtë rast, KOK konsideron se i gjithë vlerësimi i komisionit, si në rastin e futbollit, ashtu edhe të të gjitha federatave tjera, është bazuar në Rregulloren 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve.

Federatës së Futbollit të Kosovës, i janë vlerësuar të gjitha pikët, në të cilat ka pasur dëshmi, ndërsa nuk i janë vlerësuar dy pikë tek pika e 14-të “Kriteret e ngritjes së kapaciteteve”, me ç’rast nuk ka sjell dëshmi të posedimit të Planit Strategjik, ashtu siç e parasheh Neni 14, Pika 1.1 dhe 2 e Rregullores. 

E njëjta dëshmi i është kërkuar federatës, edhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, por që as herën e dytë nuk është sjell!”, thuhet mes të tjera në reagimin e KOK-ut.

Kategoria A
Federata e Xhudos e Kosovës 83.35 
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61

Kategoria B
Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës  51.42

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kështu duket Fatmir Spahiu me këmishë e kravatë

Story i radhës

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Të fundit nga

Jep dorëheqje Rrahman!

Greva në arsim e zgjatur për pesë javë përfundoi pa asnjë rezultat për mësimdhënësit; nxënësit humbën

AlbanianMacedonianEnglish