Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive.  Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

FFK po e shqyrton tërheqjen nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Story i radhës

I shet kryemëvete drutë e parkut, arrestohet

Të fundit nga