Një shesh i stërmbushur mbrëmë i frikësoi deri në palcë opozitën që shkojnë aq larg sa duan të ndalin me çdo kusht festën e një jubileu të një partie që ka përse të festojë. Kanë frikë nga një koncert sepse kjo është ngulitur te ata nga frika e zgjedhjeve. Mes akuzash të ulëta duan ta ndalin hovin rinor.
Të rinjtë janë ai gjaku që vlon dhe në ëndrat e tyre ka tjera gjëra që ua ofron kjo jetë moderne që e jetojmë të gjithë.
Thirrjet e opozitës për ta, mos marrin pjesë në një koncert ku janë yjet që ata duan, muzika që ata duan, janë demode sepse të rinjtë nuk shohin më prapa.
Fakti i vetëm i BDI-së që feston me të rinjtë nuk është politik, por është se ata janë fitues absolut dhe si në futboll që kampionët mbushin sheshet e lavdisë për triumfin, edhe BDI natyrisht se do i mbush këto sheshe për t’i argëtuar të rinjtë dhe këta të fundit dihet çfarë idhujsh muzike kanë prandaj lëreni të qetë të argëtohen. Pse gjithë ky makth i opozitës?!
Por nëse sheshi i mbushur mbrëmë frikësoi opozitën, sonte do ti tmerroj krejtësisht.
Në Tetovë është ndryshe dhe aty do shihet se i kujt bastion në të vërtetë është ky qytet. Qytetin që BDI ua la në dorë të pasigurta, po e falimentojnë politikanët lokalistë që kanë ngritur flamurin e bardhë të dorëzimit.
BDI nuk e bën për politikë këtë por për argëtim dhe sidomos të rinjtë që e duan këtë lloj muzike por që po bëhet propagandë që mos shkojnë në koncertin e madh. Po ku të dëgjon rinia? Rinia do më shumë muzikën se sa politikën.
Të rinjtë nuk kanë faj sepse opozita i përjashton ato duke mbajtur të njëjtit njerëz të vjetër prej vitesh, ndërsa BDI është diçka ndryshe, është ajo forca e së ardhmes ndërtuar nga themele të forta të së shkuarës.
Uraganin e të rinjëve në sheshin e Tetovës nuk do ta ndal njeri, as thirrjet e perënduara të opozitarëve që propagandojnë ulët për të ndalë atmosferën e një feste.
BDI nuk ka faj se është me kohën dhe opozita ka mbetur në folklorizëm politik fallso vetëm për çështje votash.
Dhe sheshi i Tetovës që do të kalojë pritshmëritë, ka tmerruar opozitën duke bërë thirrje shqiptarëve të mos dalin në festën e madhe shqiptare.
BDI shkon drejt së ardhmes, ndërsa opozita fatkeqësisht mes humbjeve fatkeqe politike ka mbetur në të kaluarën.