ferrari 100 km prova ne monza 6280e1b1ccde2

Ferrari 100 km prova në Monza

May 15, 2022
1 minut lexim

Ferrari ka shfrytëzuar 100km e “filming day”, dita e filmimeve që çdo skuadër ka në dispozicion për sponsorët, për të kryer disa teste të rëndësishme në pistën e Monza. Ai që ka zbritur në pistë është piloti Charles Leclerc, kryesuesi i këtij botërori, që në total ka zhvilluar 17 xhiro, të barazvlefshme me 100km.

Këto teste janë bërë me dyer të mbyllura dhe mësohet se Ferrari ka testuar disa modifikime të rëndësishme që do të aplikohen më pas edhe në garën e ardhshme, në Spanjë.

Te makina italiane synojnë të rikuperojnë disavantazhin që kanë me Red Bull, vërejtur në dy garat e fundit, ndaj kanë gati disa modifikime.

Më 22 maj, garohet në Barcelonë, ku nis turi Europian i garave dhe Ferrari synon të rikthehet te fitorja. Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes” ka pohuar se në spanjë do të jetë mjaft risi, të cilat janë kolauduar së fundi në 100km që Leclerc kishte në dispozicion në Monza, me shpresën që të triumfojë sërish.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

me ne fund ne po shohim gra me ngjyre ne ilustrimet mjekesore 6280e184c177e
Story i mëparshëm

Më në fund, ne po shohim gra me ngjyrë në ilustrimet mjekësore

lushkja vulos fitoren e sheriffit ne moldavi 6280e358c8e42
Story i radhës

Lushkja vulos fitoren e Sheriffit në Moldavi

Të fundit nga

ShkoLartë