Lushkja vulos fitoren e Sheriffit në Moldavi

Regi Lushkja gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit të Sheriff Tiraspol në transfertë ndaj Sf.Gheorghe. Kampionët e konfirmuar të Moldavisë triumfuan me rezultatin 0-2 ndërsa goli i dytë erdhi pikërisht nga këmbët e ish-futbollistit të Laçit në minutën e 92-të.

Lushkja mori përsipër ekzekutimin e një penalltie ndërsa u tregua i saktë duke dërguar topin në këndin e lartë të portës.

Ky ishte goli i dytë për mesfushorin në shtatë paraqitje të tij me skuadrën e Sheriff Tiraspol ndërsa e veçanta është se edhe golin e parë me fanellën e moldavëve, Lushkja e ka shënuar pikërisht ndaj Sf.Gheorghe në muajin mars në një fitore me rezultatin 0-3.

Kujtojmë se Sheriff Tiraspol si kampione e Moldavisë është një kundërshtare e mundshme edhe për Tiranën në turin e parë kualifikues të Champions League.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferrari 100 km prova në Monza

Story i radhës

Bilall Kasami i bie pishman për bllokadën: Nuk do hyjmë me kërkesë për zgjedhje që të krijojmë probleme për shtetin dhe qytetarët

Të fundit nga