Ferizaj në festë, gjunjëzon rivalen e qytetit    

Klubi i volejbollit Ferizaj (femrat) është në festë sikur ta kishte fituar titullin e kampionit, pasi që e mposhti me rezultat 3:2 rivalen e qytetit, Kastriotin, në ndeshjen e vlefshme të Superligës B të Kosovës.  

Fituan edhe junioret me 2:0 ndaj Kastriotit.

“Ferizaj fiton derbin e qytetit ndaj KV Kastriotit i cili nuk kishte asnjë humbje deri më tani.

Image

Junioret e Ferizajt

Vitin e kaluar përfunduam në vendin e 7-të.

Patëm shumë lëndime dhe rrezikonim shumë mirëpo këtë vit mblodhëm forcat dhe tani jemi në vend të tretë.

Na kanë mbet edhe dy ndeshje në përfundim të kampionatit dhe me serinë e fitoreve shpresojmë që të vazhdojmë njëjtë.

Ekipi ynë edhe me juniore është pretendent për play-off me vetëm një humbje në këtë kampionat, shpresojmë që edhe me juniore të vazhdojmë me fitore”, shkruan në faqen e KVF Ferizaj.

Trajnerja Arta Ramadani është e lumtur me vashat e saj dhe për fitoren.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dortmundi i shkakton debakël Koln-it

Story i radhës

Ahmeti: Në kompromise dalin të fituara të dyja palët, fitore të njëanshme nuk ka

Të fundit nga