Ahmeti: Në kompromise dalin të fituara të dyja palët, fitore të njëanshme nuk ka

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë ekskluzive për TV21 nga Ohri tha se kompromis sot duhet të ketë, sepse në kompromise fitojnë të dyja palët. Sipas Ahmeti, mosarritja e një marrëveshje sot, do të ishte festë për ata që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe që investojnë për këtë gjë.
“Na këto kompromise që ne kemi bërë deri më tani, kanë fituar të dyja palët. Edhe sot, nëse bëhet kompromis, fitojnë të dyja palët. Në kompromis të njëanshëm nuk ka fitore. Nëse insistohet që vetëm njëra pale të jetë fitimtare, normale që nuk ka marrëveshje përfundimtare. Mosarritja e një marrëveshje u pëlqen të gjithë atyre që duan ta shohin Ballkanin në Evropë, që nuk e duan ardhmërinë e Ballkanit dhe investojnë për këtë.”- tha Ahmeti.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ferizaj në festë, gjunjëzon rivalen e qytetit    

Story i radhës

Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq

Të fundit nga