Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq

Në një tjetër pauzë ka hyrë takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Është hera e dytë që dy krerët kanë ndërprerë takimin përkohësisht. Me ndërmjetësimin evropian, palët nisën takimin e parë trepalësh rreth orës 15:00. Pastaj pas një ore, ishte pauza e parë që zgjati gati dy orë. Pjesa e dytë e takimit nisi në orën 18:20 e deri një çerek para orës 21:00.

Palët janë duke diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e të cilit ishin pajtuar më 27 shkurt.

Takimi po mbahet në Ohër.

Burimi: ALSAT

Story i mëparshëm

Ahmeti: Në kompromise dalin të fituara të dyja palët, fitore të njëanshme nuk ka

Story i radhës

Humb jetën 67-vjeçari me koronavirus, shtatë raste të reja në vend

Të fundit nga