Ferati Columbia 1

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

August 10, 2026
1 minut lexim

Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Columbia.

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e proceseve që lidhen me zhvillimin e vendit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me të rinjtë, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua Kornizës së Bashkëpunimit pesëvjeçar me Qeverinë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u diskutua edhe për katër shtyllat kryesore, ndër të cilat reformat e lidhura me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i prioriteteve të programit qeverisës.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua afrimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike në vend, me theks të veçantë tek rinia si pikë bashkuese. Në këtë drejtim u vlerësua rëndësia e klubeve rinore që funksionojnë në kuadër të komunave, si dhe e unioneve të studentëve, si hapësira ku të rinjtë mund të përfshihen më aktivisht në jetën shoqërore dhe në proceset vendimmarrëse.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimet e ushqimeve ne korrik jane me te lartat ne tre vjet 6a7a14b072073
Lajmi i mëparshëm

Çmimet e ushqimeve në korrik janë më të lartat në tre vjet

edhe ne ilegalitet edhe ne ish udb prapashtica ishte perparesi ti sherbeja interesave te vendit 6a7a2b34469d8
Lajmi i radhës

Edhe në ilegalitet, edhe në ish-UDB – Prapashtica: Ishte përparësi t’i shërbeja interesave të vendit

Të fundit nga

ShkoLartë