“Në zgjedhjen e gruas (martesës), religjionit, pushtetit ose profesionit, ashtu sikurse në planin e njohur ushtarak (luftarak), politik ose diplomatik, vetëm një gabim i vogël në çaste ose momente të caktuara, mund të ketë pasoja fatale ose kolaterale.”, do thoshte dikur ish lideri i njohur i Xhamahirisë së Libisë, Koloneli Muhamer El Gadafi, duke i cituar në vazhdim fjalët ose mendimet e njohura të Senekës nga Cordoba (Kordoba) e Spanjës kur thotë se : Të lindësh dhe jetosh është mirë, por shumë me mirë është të jetosh ose përjetosh si duhet jetën tënde së bashku me vlerat e saj hyjnore dhe universale.
Se këndejmi, nën pushtetin e Mohamer El Gadafit, Libia ishte njëra ndër shtetët me të pasura, me sociale, ose me të ekulibruara të globit.
Në Libinë e kohës ose ‘epokës’ së Gadafit: Shkollimi fillor, i mesëm dhe univerzitar, ishin falas ose gratis. Shërbimet sociale ose shëndetsore, gjithashtu ishin falas. Martesat, banesat ose vendbanimet gjithashtu.
Nëse, dikush kishte orvatje, pretendime, talent ose afinitet të theksuar për bisnes, ose karierë shkencore, ushtarake, politike ose diplomatike, në të shumtën e rastëve stimulohej dhe finansohej nga shteti.
Ndërkohë që rezervat e njohura devizore së bashku me tepricën ose suficitin e buxhetit shtetror ose nacional në Xhamahirinë e Libisë nën Kolonel Gadafin: Ndoshta ishin me të mëdhatë, ose me të lartat në botë.
Ndryshe nga kjo, spjegimin ose definicionin me të kualifikuar, me sublim dhe kompetent mbi besimin ose religjionin, si duket e ka dhënë Arkimedi në Greqinë Antike, kur thotë: “Sëcili (akëcli) prej jush mund t’i zgjedhni ose preferoni Zotërat (Perënditë), artin, besimin dhe profesionin tuaj, ama ju lutëm shumë, mos i theni ose mos i prishni ligjin, harkun dhe rrethin tim!” ( fund i citatit)
Ndonëse, në Kosovë, Shqipëri, çështjet ose problemet e vogla fetare, kulturore, rajonale, krahinore, provincialiste dhe të tjera, gjithëmonë flasin me zë të lartë, ndërsa problemet e mëdha ose kardinale, presin në radhë sallonëve, paradhomave ose koridorëve të huaja.
Flitët, spekulohet, manipulohet, imagjinohet, fiktohet, institktohet, shpifet ose propagandohet vazhdimisht nga qarqet e errëta, diabolike, reaksionare ose anakronike, apo nga grupët dhe individët e ndryshëm përvers, stuoid, nebukoz, introvert, dogmatik, demagog dhe hipokrit mbi ekstrejinzmin, xhihadizmun ose radikalizmin fetar ose islamik në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej: Ndërkaq, esktremistët, fundamentalistët ose radikalistët me të verbër ose fanatik, jo rrallë mund t’i hasni ose mund t’i gjeni në kampin (bllokun) kristian ose katolik.
Bashkësitë Autoqefale të shqiptarëve musliman, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, udhëhiqen ose komandohen nga klerikët, imamët, shejhlerët ose dervishët shqiptar, ndërsa Kishat autoqefale shqiptare ( katolike dhe orodokse) në të shumtën e rastëve nga të huajtë. Apo….!?
U mor vesh se ne jetojmë sot..për çastin ose momentin. E djeshmja i përket të së kaluarës, ndërsa e nesërmja të së panjohures.
Në instancë të fundit: ekstremizmi, radikalizmi, fundamentalizmi dhe rrymat tjera radikale ose ekstremiste (qofshin ato fetare ose kulturore, qofshin ato racore, gjinore, nacionale, etnike dhe të tjera)-gjithëmonë vijnë nga pakicat e ndryshme e jo nga shumica.
Të rralla janë ose kanë qenë “levizjet ose revolucionet e ndryshme nga lartë-poshtë” në raport me “levizjet, kryengritjet ose revolucionet e ndryshme nga poshtë-lartë”!
Ndërkohë që natyra dhe karakteri labil, poltron, vasal, sërvil dhe tepër komplesivë e komplotist, i disa klerikëve ose udhëheqësve fetar në Kosovë dhe Shqipëri, sikur shfaqen, manifestohen, reflektohen, interferojnë, penetrojnë dhe pasqyrohen vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e shtetit, popullit ose shoqërisë shqiptare (kosovare). Duke e penguar ose pamundësuar vazhdimisht lirimin (çlirimin) e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektivitetit) dhe të ngjajshme.
Në Kosovë dhe Shqipëri pra, ndodhë e kundërta.
Atje, siç dihet, një vend të veçantë zë motivi i stisjes ose gënjeshtrës, ku “arti dhe kultura” e atjeshme fetare, kulturore, institucionale, politike ose diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare në të vërtetë.
Duke i mbuluar (kamufluar), inkurajuar, valorizuar dhe glorifikuar faktorët, indikatorët dhe predikatorët e ndryshëm determinant ose paradigmatik së bashku me kushtet dhe rrethanat e gjithëmbarshme shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), materiale, sociale, ekzistencialiste dhe të tjera, ku përmes “industrisë agjituese ose propagandistike”, si dhe dehjes ose”opiumit” të njohur fetar ose religjioz, çdo gjë që është e keqe, iracionale, groteske, johumane ose jonjerëzore, stiset, rimohet, ngrihet ose lartësohet, dhe me veprimin ose reagimin e njohur qetësues dhe ngushëllues, gjegjësisht, inkarnativo-ataraksionist, vazhdimisht i favorizon dhe mban në jetë strukturat, qarqet, konjukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara -përmes “opiumit” ose ‘terapive’ të ndryshme pseudofetare, subkulturore, kriptoshqiptare, kontrashkencore, antihumane dhe të tjera.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, motivet dhe arsyet kryesore të antagonizmave dhe kontradiktave të ndryshme shoqërore ose qytetare, qëndrojnë edhe në konceptet dhe përceptimet e gabuara dhe tepër modeste të artit dhe kulturës fetare, politike ose diplomatike të bartur dhe inkorporuar në një “paravan” ose “korpus ideologjikë” që i arsyetojnë dhe justikojnë vazhdimisht “status quo-të”, “vakumet”, “interegumet” ose anomalitë dhe patoligjitë e ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore etj…, dhe nuk i japin kurrë mundësi dhe drejtësi narrativit dhe impulsit të kundërt të reflektimit dhe ragimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, fetare, kultuore etj.
Në atë “orkester” ose “celebrim të lartë” blasfemik ose diabolik, gjithëmonë sikur kanë të drejtë absolute “misionarët” e ndryshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit, të cilët menjëherë e “vejnë dorën në brez ose revole” apo, vejnë murtha, intriga, dredhi, linçime, komplote, shantazhe, shpifje dhe spekulime të ndryshme “senzacionale ose bombastike”, sapodëgjojjnë ose mësojnë për emrin e rivalit, kundërshtarit ose konkurentit të tyre intelektual, profesional dhe intelegjent.
Ndonëse, “modeli fetar ose kulturor” në Kosovë dhe Shqipëri, sipas filozofisë dhe sociopsikologjisë fetare, kulturore dhe politike, sigurisht se është shëmbull, ose një ilustrim i keq se si fetishizmi, dogmatizmi, shamanizmi, totemizmi, gnosticizmi, agnosticizmi ose klerikalizmi i tepruar kulturor, politik dhe diplomatik, patjetër çojnë një delirium, dehje, ekstazë, regresion ose iracionalizëm të përgjithshëm individual dhe kolektivë, ku njeriu, populli, opinioni ose auditoriumi i gjërë pubkik, sikur janë të programuar dhe dirigjuar të pranojnë vetëm një “muzikë” ose “melodi” të njejtë fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, partiake, rajonale ose krahinore në kohë dhe hapësirë, e cila, pos tjerash ndikon, reflekton, penetron, interferon dhe kontribuon edhe në riciklimin dhe përforcimin e status quo-ve, parullavve, pamfletëve, sloganëve ose recidivëve të ndryshme reaksionare, paradoksale, ataviste ose anakronike në formën ose profilin e një fati të paevitueshëm individual dhe kolektivë.
Mos na detyroni me dalur me emra, mbiemra, fakte ose realitete konkrete!
Një digresion:
Të fascinuar, sensibilizuar, impresionuar dhe influencuar në një masë të konsiderueshme nga “Metafizika e Moralit” si dhe nga Etika Protestante, përkatësisht, nga levizjet e njohura protestante, liberale dhe reformatore të Martin Lutherit , Melanktonit, Zhan Kalvinit, Martin Buçerit dhe kështu me radhë, në njerën anë, si dhe, nga levizjet dhe zhvillimet e brëndshme evolutive, reformatore dhe revolucionare brenda vet kishes anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez në anën tjetër: Kurora mbretërore e Anglisë (nën mbretërit Henriku i VII-të dhe Henriku i VIII-të etj.) asokohe kishin njohur fuqi dhe një zhvillim ose lulëzim të përgjithshëm në të gjitha sferat dhe drejtimët e mundshme të politikës së brëndshme dhe asaj të jashtme.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe qëndrimet e njohura miqësore dhe liberale të Tudorëve (trashëgimtarëve të klanit të njohur mbretërorë ose familjar të “Yorkëve”)- ndaj kishës anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez, për dallim të ” Dinastisë së Stuartëve” ( të klanit mbretërorë ose familjar të “Lancasterëve”) që mbanin si të thuash qëndrime të rrepta, autoritare dhe tepër konzervatore ose absolutiste ndaj kishës dhe parlamentit të lartëhepëmendur anglez. Duke u shprehur mbi forcën ose fuqinë e pakontestuar të mbretit në bazë të forcës dhe mëshirës së pakufijshme të Zotit dhe natyrës.
Aty ishte edhe i ashtuquajturi “parlamenti puritanisto-prezbiterianist” së bashku me luftërat, konfliktët ose kryengritjet e njohura protestante, indipendentiste dhe puritaniste në Skoci (Skotlandë ) në etapen ose fazën e njohur “republikane” ose “revolucionare” (“diktaturën e madhe” politike dhe ushtarake) të Oliver Cromwellit (Oliver Kromvelit) – lordit të njohur protektor ose absolutist në Anglinë e asokohëshme.
Ndërkaq, pas vdekjës së Oliver Cromwellit, anëtarët e “Dinastisë Mbretërore të Stuartëve” në bashkëpunim me legjislativin (parlamentin) e atëhershëm anglez, do e bënin “reformimin” ose konstituimin dhe promovimin e “kishës shtetërore” ( lëxo: kishën e pavarur anglikane) të pavarur ose “divorcuar” nga Selia e Shënjtë ( Papati) në Vatikan- sipas “modelit” ose “konceptëve” të njohura monarkiste dhe absolutiste të Lujit (Luigjit) të XIV-të në Francë dhe Henrikut VIII në Angli.
Kjo deri me ardhjen ose inaugurimin në fronin mbretëror anglez të mbretit të njohur, Jakovi i II ( tè “Dinastisè katolike”), gjegjësisht, Wilhemit të III-të (1689- 17O2)- në periudhën e revolucionëve të njohura industriale, politike, ekonomike etj.
Në këtë prizëm, mbreti i lartëpërmendur anglez ose britanik, Wilhelmi III-të, nën udhehëqjen dhe perkujdesjen e të cilit në vitin 17O1 ishte firmosur edhe marevëshja e madhe ose historike mbi “Unionin” e njohur historik në mes Anglisë dhe Skotlandës- nën “kurorën mbretërore” të Mbreterisë së Bashkuar: Do të shquhej dhe mbahej mend edhe për Aktët dhe Dekretët e njohura mbretërore, parlamentare dhe demokratike si “Bill of Rights”, “Act of Settelment”, “Toleration Act”, “Habeas Corpus” etj., të cilat do iu paraprijnë ngjarjeve dhe zhvillimëve të mevonshme revolucionare dhe historike në Angli (Biritani e Madhe), SHBA-së dhe gjithandej globit… Duke e ngritur dhe promovuar kështu Britaninë e Madhe ( Mbretërinë e Bashkuar) nga ” Pax Britanicae” ne ” British Empire” .
Meqë, gjithnjë fjala mbi ndikimet dhe reflektimet e njohura eksterne ose eksplikative të revolucionëve të njohura industriale, politike, ekonomike, shkencore, humaniste dhe të tjera në Agli dhe gjithandej. Në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet momentumi ose fakti i njohur sipas të të cilit, me rastin e ngritjes dhe themelimit të “Konfederatës së Parë Amerikane” (lëxo “New England” ose “Anglia e Re”) në mes shtetëve të njohura te Massachustit, Pensilvanyas, Marylandit, New Havenit, Connecticutit, New Orleansit, New Jersit, Georgias, Virginias dhe të tjera nga ana e Ulliam Pennyt , Uillimam Pithit dhe personalitetëve të tjera angleze gjatë shekujve 16, 17 dhe 18., asokohe njëherë e përgjithmonë do vihëshin edhe bazat ose themelët e njohura të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit dhe kombit të madh amerikan.
Për me tepër ndërkaq, i paralajmëruar, konceptuar dhe anticipuar si “paralojë” ose një “pranverë e madhe” revolucionare, reformatore, evolutive, empirike, politike, shtetërore, nacionale, qytetare, demokratike dhe historike në nivel kontinental dhe interkontinental: Revolucioni i njohur Amerikan ( 1775-1783) i ideuar, zhvilluar dhe idealizuar asokohe nga presidentët e parë legjendarë dhe historik të SHBA-së si Gjorgj Uashington, Tomas Xheferson, Benxhamin Franklin, Gjon Adamsoi dhe të tjerë: Si të atillë e kishte ngritur dhe promovuar edhe popullin ose kombin e madh amerikan së bashku me lirinë dhe pavarësinë e njohur të Shtetëve të Bashkuara të ngritur dhe projektuar në bazë të ligjëve të njohura të Zotit dhe Natyrës. Respektivisht, mbi bazën e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale që burojnë nga ligjët e lartëpërmendura hyjnore dhe natyrore.
Revolucionet e sipëpërmendura në Evropë dhe Amerikë së bashku me arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të shkencave të njohura moderne dhe empirike, respektivisht, industriale dhe teknologjike: Përveç tjerash, asokohe e kishin ngritur, projektuar dhe promovuar të të ashtuquajturën shoqërinë moderne ose bashkohore, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, të konceptuar, përceptuar dhe anticipuar asokohe konform ligjëve, rregullave dhe standardëve të njohura humaniste, avangarde dhe progresiviste mbi liritë dhe të drejtat e barabarta ligjore, fetare, kulturore, sociale, politike, ekonomike dhe të tjera. Pa dallime të ndryshme racore, etnike, nacionale, gjinore, fetare ,kulturore, sociale, politike, ekonomike etj.