shba ja thote se irani po pergatitet te dergoje drone ne rusi 62cd6fa308935

SHBA-ja thotë se Irani po përgatitet të dërgojë dronë në Rusi

July 12, 2022
1 minut lexim

Qeveria amerikane tha se beson se Irani po planifikon t’i sigurojë Rusisë “qindra” mjete ajrore pa pilot, duke përfshirë dronë, për përdorim në luftën me Ukrainën.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve më 11 korrik se Uashingtoni ka informacione që tregojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për të përdorur dronët.

“Qeveria iraniane po përgatitet t’i sigurojë Rusisë deri në disa qindra UAV [mjete ajrore pa pilot], duke përfshirë UAV-të e aftë për armë, në një afat kohor të përshpejtuar“, u tha Sullivan gazetarëve.

“Informacioni ynë më tej tregon se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për të përdorur këto UAV, me seancat e të trajnimit që janë planifikuar të nisin në fillim të korrikut,” tha ai.

Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të dyja palët në luftën në Ukrainë.

Forcat e Kievit kanë pasur sukses në përdorimin e UAV-ve të armatosura luftarake, Bayraktar, të prodhimit turk, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët e tjerë i kanë ofruar Ukrainës donë më të vegjë të disa llojeve./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nxirrini menjehere jashte pse nuk eshte mire ti mbani kepucet ne dhomen ku flini 62cd6f9a83316
Story i mëparshëm

Nxirrini menjëherë jashtë: Pse nuk është mirë t’i mbani këpucët në dhomën ku flini?

feja ose religjioni nuk jane droge ose opium 62cd6fab0b850
Story i radhës

Feja ose religjioni nuk janë drogë ose opium!

Të fundit nga

ShkoLartë