Federata e Futbollit të Maqedonisë, gjobiti 3 klube për përdorimin e mjeteve piroteknike në ndeshjet në shtëpi në Ligën e Parë dhe të Dytë.
Skuadrat “Detonit Plaçkovica”, “Pobeda” dhe “FC Shkupi” janë dënuar për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në terrenin e stadiumeve të tyre.
“Detonit Plaçkovica” dhe “Pobeda” janë dënuar me nga 1.500 euro.
Ndërkohë skuadra nga Çairi është dënura me “vetëm” 1. 200 euro për mjetet piroteknike, të hedhur në terrenin në Çair në përballjen me skuadrën e Rabotniçkit.
Kohë më parë, Vardari u dënua për mjetet piroteknike dhe duhej të paguajë 1.000 euro në konton e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.